Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunzimit, nisi projektin pilot të programit për informimin e nxënësve të gjimnazeve të Tiranës me të kaluarën komuniste me gjimnazin Ismail Qemali

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunzimit, nisi projektin pilot të programit për informimin e nxënësve të gjimnazeve të Tiranës me të kaluarën komuniste me gjimnazin Ismail Qemali.
Projekti do të zhvillohet në të gjitha gjimnazet publike e qytetit të Tiranës dhe do të zgjasë deri në fund të vitit akademik. Vitin tjeter projekti do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, me qëllim informimin e përgjithsëm me anë të fakteve për krimet e diktaturës komuniste në Shqipëri.
Në bazë të marrëveshjes më Ministrinë e arsimit dhe Sportit ky projekt është vetëm fillimi i një punë të gjatë për informin në shkallë kombëtare të opinionit publik mbi të shkuarën.
Gjatë takimit me nxënësit në gjimnazin Ismail Qemali Drejtori Ekzekutiv Z.Agron Tufa, Znj Luljeta Lleshanaku dhe Z. Celo Hoxha zhvilluan nje bashkebisedim me nxenesit dhe ju pergjigjen pyetjeve te shumta. Gjithashtu u shfaq dokumentari i krijuar nga ISKK, “Dyert Memece te Ferrit” i cili tregon mbi torturat që ju bënë të burgosurve politikë nëpër burgjet e shqipërisë komuniste.