Marrëveshje Bashkëpunimi

Marrëveshje bashkëpunimi midis ISKK dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, e cila parashikon një përfshirje të zgjeruar, në disa nivele, të produktit të këtij institutit, lidhur me pasqyrimin e periudhës komuniste në sistemin arsimor. Kjo marrëveshje e cila u zyrtarizua me 21 tetor 2014, nga Drejtori Ekzekutiv i ISKK zoti Agron Tufa dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, zoti Plarent Ndreca, i hap rrugë realizimit të një platforme të përbashkët 5 –vjeçare veprimi për hartimin e kurrikulave dhe programeve lëndore, korigjimin dhe pasurimin e literaturës shkollore lidhur me këtë subjekt, realizimin e metodologjive të reja që do të shoqërojnë këtë proces, krijimin e një baze informimi për studiesit shkencorë, dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me karakter sensibilizues.

Ky bashkëpunim i propozuar nga ana e ISKK , është nxitur nga përvojat e ngjashme dhe të suksesshme në institutet e kujtesës në të gjithë vendet e Europës , të cilët ndajnë të njejtën përvojë historike me tonën.

Per të pare marrëveshjen e plotë klikoni më poshtë

Marrëveshje bashkëpunimi midis ISKK dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

Marrëveshje bashkëpunimi midis ISKK dhe Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi nisur nga interesi dhe qëllimi i përbashkët në zbardhjen e krimeve të diktaurës komuniste 1944 – 1991.

Synimi i marrëveshjes është bashkërendimi në fushën e studimeve, edukimit qytetar, dhe perkujtimit të ngjarjeve të ndodhura gjatë diktaturës.

Per të pare marrëveshjen e plotë klikoni më poshtë

Marrëveshje bashkëpunimi midis ISKK dhe Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit