Simpozium shkencor me rastin e 100-vjetorit të lindjes së përkthyesit, publicistit dhe letrarit, Mithat Araniti
Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit, në bashkëpunim me Shoqatën Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politikë Demokratë dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike organizuan një simpozioumin shkencor me rastin e 100-vjetorit të lindjes së përkthyesit, publicistit dhe letrarit Mithat Araniti. Në panel, merrnin pjesë: Agron Tufa, Simon Miraka, Kolec Topalli, Skënder Muça, Odeta Zhegu (Araniti), etj.
Prof.doktor Skënder Muça, shprehet: “Çfarë e ka lidhur Mithat Aranitin, një i burgosur politik, me shkencat kryesore të albanologjisë: gjuhësinë, historinë dhe arkeologjinë? Atje në barakën e fshatit Dushk, në netët pas punës në bujqësi,, ka kaluar në dorën e tij shumë e shumë autorë duke filluar me veprën Lousis Benlcew, “Greqia pas grekëve”, vazhduar pastaj me studime linguistike dhe etnografike…”
Mithat Araniti ka përkthyer gati të gjithë veprat e shkruara në gjuhën gjermane që flasin për ilirët dhe shqiptarët: Paç, M.Mayer, Prashniker, Shober, Veith, Jokli, Walde, H.Krahe. Thaloçi, Afwldi, Stadmuller, A. Mayer, Klaus dhe Ima Kilian, Koh, Hahn, etj. Po ashtu ka dhënë një kontribut shumë të madh për përkthimin nga gjuha serbokroatisht ,ku mund të përmendim disa nga autorët kryesorë: Shuflai, Benac, Grarashanin, Çoviç, Mariç, Rendiç-Mioceviç, Katiçiç, Bariç, Stipceviç, Papazoglu, Çershkov, Bitrakova-Grozdanova, Milojçic, etj. Një vend të rëndësishëm zënë edhe përkthimet në gjuhën italiane: Ugolini, C.De Simone, dhe shumë të tjerë; Nga anglishtja: Hamond; nga rumanishtja Russu: nga frëngjishtja: P.Cbanes, R.Zhinuvie, etj. Së fundi, pa veprat e tij kushtuar gjuhës shqipe dhe asaj paraardhëse ilire, trashëgimisë arkeologjike jo vetëm të ilirëve por edhe të popujve të tjerë fqinj me ta, shkenca albanologjike shqiptare do të kishte hasur vështirësi në rrugën e zhvillimit të saj.
4 maj, 2012