Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit bashkëpunon ngushtë me partnerët tanë homolgë në të gjithë Europën Lindore dhe Qëndrore të cilët kanë qënë nën dikaturën komuniste.
Partnerët tanë kryesorë janë homolgët Gjermanë Bundesstiftun Fur Aufarbeitung der SED – Diktatur ose Fondacioni Federal Gjerman për Studimin e Diktaturës Komuniste në Gjermaninë Lindore, të cilët e kanë mbështetur fuqimisht Institutin dhe shumë Institucione të tjera Shqiptare në fushën e Kujtesës.
Partnerë të tjerë janë Institucionet homologe në Rumani, Çeki dhe Poloni përkatësisht Institute for the Investigation of Communist Crimes in Romania, Instute for the Study of Totaliatrian Regime in Czezh Republic, dhe Institute of National Remembrance in Poland.
Gjithashtu Instituti ka bashkëpunuar dhe vazhdon bashkëpunimin me Platformën Europiane të Memories dhe Ndërgjegjes, një rrjet i disa organizatave të cilat bashkëpunojnë mbi qëllimin e dënimit të personave që kanë kryer krime në përiudhën e komunizmit në Europë.
Partnerë të tjerë ndërkombëtarë
“Wende Museum and Archive of the Cold War”, Los Angelos, SHBA
“European Solidarity Centre”, Permanent Exhibition Section, Gdansk, Poloni,
ENRS – European Network for Remembrance and Solidarity