Muzeu virtual i Burgut të Ballshit
Burgu u Ballshit është shumë më i vonë se Kampi i Punës në Maliq, por ka hyrë në kujtesë si një burg ku mbaheshin kryesisht të moshuar, deri edhe në moshën 90 vjeç, persona të paaftë për punë, në kushtet e urisë dhe të denigrimit fizik dhe psikologjik.
Ish Burgu i Ballshit për fat ekziston fizikisht, megjithëse i rrënuar, çka e bën më të lehtë rindërtimin e kampit përmes arkitekturës grafike. Ndërkohë kanë filluar kërkimet për dokumentacion mbështetës dhe dëshmitë e të mbijetuarve të këtij kampi, për hartimin e narrativës së filmit. Muzeu virtual i Ish Burgut të Ballshit, pritet të përfundojë gjatë vitit 2019.
Grupi i Punës:
Luljeta Lleshanaku, Agron Tufa, 3 konsulentë.