Pushkatimi i dy poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka në 17 Korrik 1977 është një nga krimet më të shëmtuar ndaj intelektualëve  të kryer nga regjimi komunist i kohës.

Dy poetët të cilët u ekzekutuan sepse sipas regjimit ata ishin reaksinarë dhe meritonin vdekjen pasi poezitë e tyre ishin kundra pushtetit popullor.

Poetët u arrestuan dhe u gjykuan nga një gjyq popullor( i hapur) për disa poezi lirike, që sipas akuzëz së pabazë, aludonin për pakënaqësi ndaj pushtetit. U dënuan me pushkatim, u ekzekutuan dhe eshtrat e tyre u fshehën në kodrat përbri Shkumbinit me qëllim që ato të mos gjendeshin kurrë.

Eshtrat e tyre u gjetën në 1993, dhe dy poetët u shpallën të pafajshëm dhe martirë të Shqipërisë.

“Në kujtim të dy poetëve të pushkatuar”

 

 Aktivitet përkujtimor

Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit në bashkëpunim me Institutin e Integrimit të ish të Përndjekurve Poltikë, organizuan një ceremoni përkujtimore, dedikuar poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, me rastin e  35-vjetorit të ekzekutimit të tyre. Folësit, iu referuan jo vetëm të dhënave bografike të dy poetëve dhe mekanizmit me të cilin shteti komunist veproi në eleminimin e tyre, por, theksuan edhe rëndësinë e hapjes së çështjeve të tilla (dhe jo mbylljes së tyre), si një përgjegjësi qytetare.

Paneli përbëhej nga: Simon Miraka, Agron Tufa, Sadik Spahia, Bujar Leskaj, Mark Marku, etj.

Ligjëratat u shoqëruan me një përformancë artistike të veprave të dy poetëve, interpretuar nga aktorët Mirush Kabashi dhe Bujar Asqeriu.