7 Nëntor, 2013

 “Vetëdija kombëtare mbi krimet e komunizmit: 20 vjet më vonë”

Kjo konferencë u zhvillua nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer në Tiranë, në pavionin e genocidit komunist, në Muzeun Historik Kombëtar . Konferenca u zhvillua me rastin e botimit të dhjetë veprave të reja të ISKK, të cilat, edhe u promovuan me atë rast. Përfshirë edhe botimin i vëllimit të dytë të “Fjalorit të viktimave të komunizmit”, i cili, ashtu si edhe vëllimi i parë, u realizua me mbështetjen financiare të Fondacionit Konrad Adenauer. Botimi i nëntë veprave të tjera, urealizuara me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.

Në aktivitet, morën pjesë edhe Ministrja e Kulturës, z.Mirela Kumbaro, përfaqësues të Institutit të Integerimit të Ish të Përndjekurve politikë, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të organizatave për të drejtat e njeriut, historianë, studiues, etj.