Në vitin 1945 deri në vitin 1951 mbi 2500 të burgosur politikë, u sollën si skllevër në Maliq për të punur mbi tharjen e kënetës. Për gati 5 vjet të burgosurit punin në kushte jo njerëzore dhe kush ishte i pafuqishëm për të punuar mbytej në kënetë i gjallë. Shumë prej inxhinierëve më të shquar të Shqipërisë të cilët ideuan tharjen e kënetës u quajtën “sabotatorë” dhe pushkatuan nga regjmi komunist.

22 nëntor,

 Konferenca “Mbi genocidin komunist në Kampin famëkeq të Maliqit”

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasoja të Komunizmit, realizoi konferencën “Mbi genocidin komunist në Kampin famëkeq të Maliqit”. Në konferencë u sollën dëshmi të familjarëve të viktimave dhe referate shkencore, të cilat bënin një ekspertizë të trajtimit çnjerëzor, të të burgosurve në atë kamp. Folësit u ndalën edhe në metodat djallëzore të përdorura nga komanda, për elemenimin e të burgosurve, dhe ekzekutimet që pasuan tharjen e kënetës.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i konferencës, ishte edhe konteksti politik ndërkombëtar gjatë kohës së krijimit të kampeve të tillë të punës, që, sipas ligjëruesve, shpjegon presionin dhe agresivitetin e qeverisë kumuniste, sidomos mbi shtresën e intelektualëve të shkolluar në vendet perëndimore. Të tjera ligjerata u referoheshin pasojave dhe fatit tragjik që ndoqi familjarët e viktimave të Kampit të Maliqit, si ritual i përndjekjes në disa breza, tipike për regjimin komunist shqiptar.