Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunzimit, nisi projektin pilot të programit për informimin e nxënësve të gjimnazeve të Tiranës me të kaluarën komuniste me gjimnazin Ismail Qemali

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunzimit, nisi projektin pilot të programit për informimin e nxënësve të gjimnazeve të Tiranës me të kaluarën komuniste me gjimnazin Ismail Qemali.

Projekti do të zhvillohet në të gjitha gjimnazet publike e qytetit të Tiranës dhe do të zgjasë deri në fund të vitit akademik. Vitin tjeter projekti do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, me qëllim informimin e përgjithsëm me anë të fakteve për krimet e diktaturës komuniste në Shqipëri.

Në bazë të marrëveshjes më Ministrinë e Arsimit dhe Sportit ky projekt është vetëm fillimi i një punë të gjatë për informin në shkallë kombëtare të opinionit publik mbi të shkuarën.

Gjatë takimit me nxënësit në gjimnazin Ismail Qemali Drejtori Ekzekutiv Z.Agron Tufa, Znj Luljeta Lleshanaku dhe Z. Çelo Hoxha zhvilluan nje bashkebisedim me nxenesit dhe ju pergjigjen pyetjeve te shumta. Gjithashtu u shfaq dokumentari i krijuar nga ISKK, “Dyert Memece te Ferrit” i cili tregon mbi torturat që ju bënë të burgosurve politikë nëpër burgjet e shqipërisë komuniste.

15418396_695651570605967_7430188144420506397_o

______________________________________________________________________________________________________

Projekti i Institutit për informimin e gjimnazeve me të shkuarën komuniste u zhvillua në gjimnazin Sami Frashëri në kryeqytet

Projekti i Institutit për informimin e gjimnazeve me të shkuarën komuniste u zhvillua në gjimnazin Sami Frashëri në kryeqytet.

Mbas bashkëbisedimit midis nxënësve dhe studiuesve të Institutit, u shfaq për herë të parë dokumentari mbi Kampin famëkeq të Tepelenës, me dëshmi të Aziz Ndreut dhe Simon Mirakajt. Ky kamp nga më të tmerrshmit e periudhës së diktaturës është përgjegjës për burgosjen vrasjen dhe torturën ndaj grave dhe fëmijëve të pafajshëm në vitet e para të periudhës komuniste.

Mbas këtij dokumentari, studiuesit e ISKK folën për tmerret ne burgjet dhe kampet në kohën e diktaturës komuniste në Shqipëri

15591064_699464643557993_1868842419875304075_o

______________________________________________________________________________________________________

Ne gjimnazin “Arben Broci” i cili mban emrin e martirit te demokracise i vrare nga regjimi komunist ne ditet e fundit te ekzistences.

Në këtë gjimnaz vumë re një mungesë të thellë njohuri mbi periudhën e diktaturës komuniste në Shqipëri.

Zj. Luljeta Lleshanaku dhe Z. Uran Kostreci shpjeguan vuajtjet, krimet dhe gjëndjen e Shqiperise në atë kohë.

Më pas, si ne çdo shkollë zhvilluam një diskutim të bazuar mbi pyetjet e nxënësve dhe njohuritë e tyre mbi këtë periudhë.

18766053_785794668258323_3360669909501904577_n

18765709_785794671591656_4021993230773809678_n

______________________________________________________________________________________________________

Gjate aktivitetit te rradhes ne shkollen jo-publike “Ernest Koliqi” ne Tiranë.

Projekti i këtij viti përfshiu edhe një gjimnaz privat në të cilin Drejtori Ekzekutiv Z. Agron Tufa dhe Z. Uran Kostreci zhvilluan një leksion duke bashkëbiseduar me nxënësit.

Në gjimnazin “Ernest Koliqi” u shfaq edhe dokumentari “Dyert memece të Ferrit” një dokumentar që tregon mbi burgjet dhe kampet e Shqipërisë gjatë periudhës së diktaturës.

18425497_778317375672719_69878286282998832_n

______________________________________________________________________________________________________

Vazhdon misioni i ISKK per te informuar brezat e rinj. Kete jave ne gjimnazin “Sinan Tafaj” ku Instituti kishte ne fokus trajtimin çnjerezor në burgje ndaj të burgosurve politikë.

Trajtimi i të burgosurve në burgjet e diktaturës ishte tema që diskutuam me nxenesit e shkollës “Sinan Tafaj” ndër temave të tjera si edhe shfaqjen e dokumentarëve të ndryshëm.

Si gjithmonë nxënësit ishin të interesuar shumë ndaj vuajtjeve dhe jetës së vështirë të Z. Uran Kostreci i cili dëshmon më së miri diktaturën e egër komuniste.

Shprehja e tij “Edhe kur dola nga burgu, prapë burg gjeta” – e shpjegon mës së miri atë periudhë.

18222383_771845719653218_4859770236925010155_n

______________________________________________________________________________________________________

Instituti i Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit vazhdon misionin per informimin e brezit te ri mbi te kaluaren komuniste ne Shqiperi. Ne gjimnazin “Andon Zako Çajupi”

Drejtori ekzekutiv Z. Agron Tufa, Z Uran Kostreci dhe studiues te tjere te ISKK u mirepriten nga Zonja Ina Kasimati, pasardhese e Shkencetares Dr. Sabiha Kasimati e vrarë brutalisht në masakrën e 26 Shkurtit 1951.

Në këtë gjimnaz u fol gjerësisht për masakrën e 26 Shkurtit të vitit 1951, ku 22 intelektualë u morën nga shtëpitë e tyre pa kryer asnjë faj dhe u pushkatuan pa gjyq në afërsi të fshatrave të Tiranës. Nxënësësit nuk kishin informacion për këtë ngjarje dhe u zhvillua një debat i gjatë për këtë krim makabër.

17264695_745087885662335_4685846960828524081_n

______________________________________________________________________________________________________

Instituti i Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit vazhdoi kete jave aktivitetin per informimin e nxenesve te Gjimnazeve Publike te Tiranes me te kaluaren komuniste. Kete jave Iskk zhvilloi takimin e rradhes tek Gjimnazi “Partizani”

Perveç Z. Uran Kostreci i cili ka ardhur me ne në të gjitha aktivitetet e shkollave dhe tashmë është bërë pjesë e ketij misioni, studiuesit e ISKK Leka Ndoja dhe Alvin Saraçi shpjeguan vjedhjet masive te komunisteve ndaj shqiptareve dhe gjyqet politike ndaj intelektualeve shqiptarë në fillimet e diktaturës.

Vjedhet masive të tokave arit dhe cdo gjëje tjetër nuk ishte e mjaftueshme për regjimin por, njerëzit e pasur, pronarët dhe intelektualët ata i quajtën armiq e tradhëtarë dhe i perndoqën deri në fund të regjimit.

Ky ishte një informacin i cili i mungonte në masë të gjithë nxënëseve në të gjitha gjimnazet.

16807609_731163297054794_9177441632916396089_n

______________________________________________________________________________________________________

Instituti i Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit vazhdoi kete jave programin mbi informimin e nxenesve te gjimnazeve publike te Tiranes me te shkuaren komuniste , me gjimnazin “Qemal Stafa”.

Në gjimnazin “Qemal Stafa” u diskutua me nxënësit se ka një ndryshim midis luftës “Nacional Çlirimtare” dhe krimeve të kryera nga Partia Komuniste si gjatë luftës por më e rëndësishmja gjatë regjimit 45 vjeçar.

ISKK ka vepruar gjithmonë nëpërmjet dokumentave arkivore për të treguar faktet ashtu siç kanë qënë në të vërtetë, mungesa e informacionit vjen pikërisht nga mungesa e teksteve në shkollat e mesme te Republikës së Shqipërisë.

16298745_723763737794750_243626141291139340_n (1)

16299117_723764031128054_6144517230878474591_n