Simpozium shkencor ndërkombëtar

Instituti për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKK) me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer në Tiranë, organizoi simpoziumin shkencor ndërkombëtar “Reflektim mbi të kaluarën komuniste, si domosdoshmëri për të ardhmen e vendit” me praninë e historianëve, studiuesve, shoqërisë civile, politikanëve, medias dhe përfaqësuesve diplomatikë në Shqipëri. Nëpërmjet dëshmive dhe ligjëratave e tyre, të mbijetuarit nga burgjet komuniste dhe kampet e punës, sollën në vëmendje çështjen kritike të procesit të vonuar të transparencës dhe drejtësisë mbi të kaluarën komuniste në Shqipëri, si një faktor i rëndësishëm i modelimit të një shoqërie të përgjegjshme në një vend demokratik . Një nga momentet më të rëndësishme të simpoziumit ishte fjalimi i Prof Dr Peter Maser, një anëtar i dy “Enquetekommissionen” në Gjermani i cili iu referua përvojës gjermane në periudhën post-komuniste, në manaxhimin e drejtësisë.

Me këtë rast, u bë edhe promovimi i tre botimeve të rëndësishme të ISKK: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist, Sekuestrimi i Pronës dhe Arit, dhe Procesi i asgjësimit të fesë në komunizëm , të cilat gjithashtu u financuan nga Fondacioni Adenauer.

Programi i Simpoziumit:

Ligjëratat:

Prof.Dr.Kolec Topalli, Drejtor i Bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit,

Dr. Thomas Schrapel, Drejtor i Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri

Znj. Carola Müller–Holtkemper, Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri,

Z. Myqerem Tafaj, Ministër i Arsimit dhe Shkencës

Z. Agron Tufa, Drejtor Ekzekutiv i ISKK, “ Në mungesë të një tribunali ”,

Z. Mark Marku, deputet në Kuvendin Popullor, “Rëndësia e ISKK-së, në rishkrimin e historisë, si një nevojë e domosdoshme për shoqërinë shqiptare”

Prof. Dr. Peter Maser, anëtar i dy “Enquetekommissionen” për Rishikimin e pasojave të diktaturës së Partisë Socialiste në ish Gjermaninë Lindore, “Roli i dy “Enquetekommissionen” në rishikimin e pasojave të diktaturës së Partise Socialiste në ish Gjermaninë Lindore”

Z. Çelo Hoxha, nëndrejtor i ISKK-së: “Strategjia komuniste e përvetësimit të pasurisë“

Z. Visar Zhiti, shkrimtar, ish i burgosur politik: “Persekutimi i shkrimtarëve dhe artistëvë nga diktatura komuniste”

Z. Azem Qazimi, specialist i Kërkimeve Shkencore në ISKK: “Mbi persekutimin e klerit katolik në Shqipëri”

Z. Gëzim Peshkëpia, anëtar i Bordit të ISKK, ish i përndjekur politik: “Përvoja ime me At Zef Pëllumbin, një nga simbolet më sinjifikative të qëndresës anti-komuniste në Shqipëri”

Znj.Valjeta Dosti, e persekutuar politike: “Fati i familjeve politike shqiptare, pas marrjes së pushtetit nga komunistët; përvoja ime në kampet e internimit”

Z. Aldo Renato Terrusi, i mbijetuari i një familjeje italiane të persekutuar nga komunizmi: “Hakmarrja e dikatorit Hoxha mbi shtetasit italianë“,

Përshëndetjet e përfaqësuesve të katër komuniteteve fetare në Shqipëri.

Znj. Linda Kokalari, mbesa e politikanes dhe intelektuales Musine Kokalari: “Rrëfim për hallën time, Musine Kokalarin”

Z. Hamza Kazazi, i persekutuar politik: “Pasojat mbi familjen Kazazi, dhe të krerëve të tjere që organizuan lëvizjet e rezistencës antikomuniste në Shqipëri pas vitit 1944”

Shfaqja e filmit dokumentar “Martirët” skenar Uran Butka, regji Sajmir Kumbaro.

Seksion rrëfimesh të historive personale nga të përndjekurit politikë.

Fjala përshëndetëse: Dr. Thomas Schrapel, Drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri.

17 dhjetor 2012