Në emer të popullit.
Ditën e martë, me datë 20.12.2016 në ora 11:00, në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, organizoi një konferencë informimi publik, në qendër të së cilës, ishte promovimi i njëzet e një botimeve të reja të këtij Instituti. Duke përdorur në mënyrë simbolike formulën paradoksale “Në emër të popullit!” me të cilën arrestoheheshin njerëz të pafajshëm dikur, kjo konferencë tërhoqi vëmëndjen drejt aspekteve më të rëndësishme të shtetit komunist në Shqipëri, siç qe eleminimi i sistemit të drejtësisë, dhe trajtimi barbar në burgje dhe kampe, të cilat përbëjnë edhe tematikën bazë të këtyre botimeve të reja.
Konferenca u zhvillua në dy sesione :
SESIONI I PARË: informimi mbi përmbajtjen e 21 botimeve (Kumtesa)
SESIONI I DYTË: Nevoja urgjente e informimit të brezit të ri mbi periudhën komuniste dhe strategjitë e Institutit të Studimeve të krimeve të Komunizmit në këtë drejtim.