“Komunizmi në Shqipëri”

Seri video-montazhesh në dy gjuhë

Projekt afatagjatë

2016-2023

Bacground-i projektit:

Në vitin 2016, me kërkesë të grupit kurator të Muzeut “Shtëpia e gjetheve”, ISKK përgatiti një video-montazh me pjesë nga më domethënëset lidhur me terrorin në hetuesi.

Në vitin 2017, për të bërë më interesante dhe më të prekshme ciklin e bisedave nëpër shkolla, ISKK përgatiti edhe dy video-montazhe të tjera, si një mjet didaktik.

Në të dyja rastet, për krijimin e këtyre montazheve filmike, ISKK i është referuar arkivës së video-regjistrimeve të krijuar tashmë prej 7 vitesh.

Zgjerimi dhe prezantimi i aktivitetit të ISKK në konferenca ndërkombëtare dhe interesi i studjueve të huaj për historinë e komunizmit në Shqipëri, shtron nevojën e përgatitjes së disa drafteve filmike dëshmish, si edhe të përkthimit në anglisht.

Përshkrimi i projektit

“Komunizmi në Shqipëri” është një projekt afatgjatë i cili synon të krijojë aspekte të ndryshme të persekutimit komunist në Shqipëri përmes rrëfimeve të filmuara të të mbijetuarve, si: kampet me tela, kampet e punës, burgjet, trajtimi në hetuesi, internimet, puna e rëndë, dëbimet, përçarja sociale, propaganda komuniste, etj.

Qëllimi i projektit:

Qëllimi i këtij projekti është informimi dhe sensibilizimi i publikut dhe qarqeve akademike vendase dhe të huaja, përmes dëshmive filmike të të mbijetuarve të krimeve të komunizmit.

Objekivat e projektit:

– Informimi publik mbi krimet e komunizmit në Shqipëri

– Informimi i studjueve të huaj mbi natyrën e komunizmit në Shqipëri dhe përmes tyre ndërkombëtarizimin e kësaj historie

– Forcimi i impaktit tek të rinjtë përmes mënyrave më interaktive të prezantimit të kësaj epoke

– Zgjerimi i partneritetit me organizata ndërkombëtare që I shërbejnë memories komuniste

– Zgjerimi i rrethit të donatorëve dhe lobuesve të kësaj çështjeje brenda dhe jashtë vendit

“Historia e komunizmit në shqipëri”- video-montazh ne anglisht dhe shqip

Për përgatitjen e këtij video-montazhi u shqyrtuan përreth 30 dëshmi audio-vizuale, në rreth 90 orë filmime. Meqenëse qëllimi ishte të ndërtohej një sinopsis i shkurtër gjithpërfshirës, në dy gjuhë, i persekutimit komunist në Shqipëri, u përzgjodhën rrëfimet e këtyre personave: Skënder Stefanllari- rrëfimi mbi Kampin e Maliqit; Lavdosh Beqo-rrëfimi mbi Kampin e Maliqit, Burgun e Burrelit, Kampin e Gosës dhe Bedenit; Azis Ndreu- rrëfimi mbi kampin e Tepelenës; Kurt Kola-rrëfimi mbi Kampin e Tepelenës dhe të Porto Palermos; Qamil Merlika-rrëfimi mbi kampin e Beratit dhe të Kuçovës; Simon Miraka-rrëfimi mbi kampin e Tepelenës.

Të gjitha rrëfimet janë ndërthurur me njëri-tjetrin, në një mënyrë që të krijojnë një narrativë interesante dhe të plotë. Pas montazhit, materiali kaloi për përkthim në anglisht, dhe pastaj për venien e titrave.

Grupi i punës:

Luljeta Lleshanaku, Agron Tufa, Pëllumb Alushi.