Për: ORGANET DHE AGJENCITË E SPECIALIZUARA/ MULTIMEDIA

FTESË PËR NEGOCIATA

I. PREZANTIM I PËRGJITHSHËM I ISNTITUTIT TË STUDIMEVE TË KRIMEVE DHE PASOJAVE TË KOMUNIZMIT

Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) në Shqipëri, është miratuar nga Parlamenti shqiptar me vendim nr. 10242, të datës 25. 2. 2010, si Institucion Publik Qendror dhe i Pavarur, që gëzon statusin e personit juridik. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri financohet nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera.

Misioni i ISKK është të studiojë dhe të vlerësojë objektivisht krimet dhe dëmet e komunizmit në Shqipëri, t’i zbardhë dhe t’i dëshmojë ato në mënyrë të dokumentuar dhe të pakontestueshme.

Në mbështetje të germës “b”, të nenit 7, të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar,VKM-së nr.1195 datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëprodhimin e programeve të reklamave për trasmetim nga operatorët radiotelevizivë ose botim në mediat e shkruara, dhe për kontratat, për kohë trasmetimi, nga organet e administratës shtetërore”, ISKK kërkon të realizojë një video-produksion, në formën e një mini-dukumentari, të titulluar “Muzeu virtual i Kampit të Maliqit: pjesa I-rë”, sipas kritereve të përcaktuara në vijim:

 

 

II. OBJEKTI

Realizimi i një video-produksioni, në formën e një dokumentari informativ me tematikë:

  • Ish kampet e punës së detyruar të të burgosurve politikë në Maliq, nga Prilli 1947 deri Shtator 1951, konkretisht : kampi i Vloçishtit, Oman-Pojanit dheNishavecit.

 

III. QËLLIMI DHE NEVOJA E REALIZIMIT TË FILMIT

Në zbatim të Ligjit Nr. 10 242, datë 25.2.2010, për “Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, pika b, f, g, gj, h:

 

  1. ISKK analizon, studion dhe dokumenton krimet e kryera nga organet e diktaturës komuniste, si dhe pasojat gjatë dhe pas periudhës së komunizmit;

  1. ISKK vë në dijeni publikun për krimet dhe rrjedhojat e tjera të luftës së klasave;

  1. Sistemon dhe boton kujtimet e të dënuarve politikë, qoftë të atyre që u burgosën, edhe të atyre që u persekutuan në kampet e internimit;

  1. Përpunon, në formë elektronike, të gjithë dokumentacionin për krimet e regjimit komunist në Shqipëri;

 

  1. Publikon dhe përhap materiale të shkruara, në letër dhe në rrugë elektronike, si dhe organizon ekspozita, seminare, konferenca e diskutime për krimet e komunizmit dhe pasojat e tij në Shqipëri.

 

Në përmbushje të detyrimit ligjor si dhe bazuar në eksperiencën e një viti më parë, me ”Muzeun virtual të Kampit të Tepelenës” , bazuar mbi ekperiencat e ngjashme të institucioneve homologe dhe mbi impaktin e gjërë që ofron materiali filmik, ISKK kërkon të kryhet shërbimi për realizimin e një video-produksioni, në formën e një mini-dukumentari mbi ish Kampet e Punës së Maliqit. Video-ja do të publikohet në web-in e ISKK dhe do të postohet në rrjetet sociale të cilat përdor Instituti .

Video-produksioni do të pasqyrojë një nga aspektet më dramatikë në historinë e komunizmit, që është ai i punës së detyruar të të burgosurve politikë për tharjen e kenetës së Maliqit, duke ofruar informacion mbi: a) statistikat e të burgosurve që kanë punuar në këtë kamp; b) kushtet e punës; c) trajtimi e tyre nga ana e komandës dhe kushtet e jetesës; d) lëndimet dhe vdekjet në këtë kamp; e) fati i tyre dhe familjeve të tyre gjatë kësaj periudhe.

 

IV. KONCEPTI I PROJEKTIT

Video-produksioni, në formën e një dokumentari i titulluar “Muzeu virtual i Kampit të Maliqit: pjesa I-rë”, është konceptuar në formën e një muzeu digjital, me xhirimet gjendjes aktuale të terrenit në cilësinë 4K ndërthurur me grafikën 3D. Zona ku do të realizohen filmimet dhe matjet, do të jetë zona e Maliqit në Korçë, kryesisht në Vloçisht, Orman-Pojan dhe Nishavec, që kanë qenë edhe vendndodhjet e kampeve të punës. Duke qenë se aktualisht nuk ekziston asnjë gjurmë fizike e Kampit të Maliqit, për rikrijimin e terrenit do të shërbejnë dokumentat inxhinierike dhe urbanistike të siguruara nga arkivat nga ekipi i Institutit, ndërsa improvizimi i kampeve të të burgosurve do të realizohet në bazë të dëshmive të të mbijetuarve nga këto burgje dhe ndonjë dokumenti arkivor. Pra, ISKK, ofron gjithë materialin arkivor të nevojshëm për rikrijimin e kampit (tre kampeve që janë zhvendosur njëri pas tjetrit) si edhe merr përsipër krijimin e skenarit artistik të projektit. Nga 10 minuta që parashikohet të zgjasë filmi, 4 minuta, do të mbulohen me Grafikën 3D.

Në pjesën e filmimeve, përfshihen edhe improvizime që krijojnë efektin dramatik të ngjarjes, të cilat janë pjesë e konceptimit artistic regjisurial, në bashkëpunim me skenaristin.

Video-produksioni do të publikohet në faqen zyrtare të ISKK-së, dhe duke qenë se është produkt me përmbajtje historike, do të shfaqet pa limit, në rrjetet sociale që përdor ISKK, në kanalin youtube të ISKK-së, apo dhe konferenca dhe aktivitete shkencore dhe edukuese. Kohëzgjatja tij është respektivisht jo më pak se dhjetë minuta, dhe do të perfshijë historinë e dy prej tre këtyre kampeve.

Për të kuptuar më konkretisht natyrën e këtij projekti, ju sugjerojmë të shikoni produktin tonë të parë, të realizuar gjatë 2018, në këtë faqe:

http://www.iskk.gov.al/?p=2868&lang=en

 

V. FONDI LIMIT

Fondi Limit i përcaktuar është 955.000 (nëntëqind e pesëdhjetë e pesë mijë ) Lek me TVSH.

 

 

VI. AFATI KOHOR PËR DORËZIMIN E OFERTAVE TË PJESMARRËSVE

Ofertat duhet të dorëzohen pranë ambjenteve të ISKK-së më datë 29.07.2019 ora 12:00. Komisioni nuk do të pranojë asnjë ofertë e cila do të dorëzohet tej afatit të përcaktuar.

Oferta ekonomike do të jetë e paraqitur në monedhën Lek pa TVSH dhe TVSH do të jetë e përcaktuar në një zë të veçantë në ofertë.

Ofertat duhet të jenë të mbyllura në zarf, me emrin e negociuesit, të vulosura dhe do të dorëzohen nga përfaqësuesit e operatorit ekonomik pranë ambjenteve të ISKK në orën dhe datën e përcaktuar.

Ofertuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin e hapjes së ofertave me përfaqësuesit e tyre ligjorë ose me personat e autorizuar me autorizimin përkatës.

VII. SPECIFIKIMET TEKNIKE

Meqë informacioni i transmetuar përmes këtij projekti synon të mbulojë pikërisht një ngjarje në një distancë të largët kohore, dhe një realitet fizik i cili tashmë nuk ekziston, një pjesë e rëndësishme e këtij mini-dokumentari është realiteti virtual i ndertuar me ndihmën e Grafikës 3D. Dhe që i gjithë kompozimi të jetë vizualisht tërheqës dhe i perceptueshëm nga të gjithë, nevojitet një koncept interesant regjisorial. Bazuar në sa më sipër, subjekti i kontraktuar duhet të garantojë që i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për të siguruar një shërbim cilësor dhe në përputhje me specifikimet e mëposhtme:

 

Kompania duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  • Të jetë aktive në treg përgjatë dy viteve të fundit.
  • Të paraqesi pune të cilat dëshmojnë një ndjeshmëri sociale që përkon me misionin e ISKK-së.
  • Të ketë experienca të mëparshme në konceptimin e filmave dokumentarë, ku mundësisht të dëshmojë edhe përvojë në aplikimin e Grafikës 3D
  • Të ketë mundësinë të dedikojë një pjestar të stafit për realizimin e projektit, i cili do të kryej komunikimin me ISKK-në përgjatë të gjithë afateve të kontratës.
  • Të ketë experience pune me banka apo institucione financiare, të paktën vitin e fundit.
  • Të disponojë pajisje moderne të prodhimit.
  • Të ketë personel krijues të kualifikuar dhe të aftë për të hartuar koncepte krijuese me udhëzime nga ekipi i ISKK-së.

 

Metodologjia

  • Kompania do të konceptojë dhe do të realizojë Video-produksionin, në bazë të tekstit paraprak të dhënë nga ISKK.
  • Kompania duhet të tregojë aftësinë për zhvillimin dhe prodhimin e dokumentarëve sipas praktikave më të mira bashkëkohore duke siguruar kreativitet dhe novacion.
  • Kompania do të punoje ngushtësisht me ISKK-në për të integurar kërkesat që do të ketë ISKK për sa i përket permbajtes dhe paraqitjes audiovizuale të projektit.
  • Kompania do të paraqesë idetë fillestare me shkrim (trajtimi) dhe skicat që tregojnë strukturën e videos (storyboard).
  • Kompania do të paraqesë një plan pune të mirëpërcaktuar duke specifikuar fazat e prodhimit të video-produksonit, bashkë me kohëzgjatjen e secilës faze.
  • Kompania do të paraqesë një plan bindës mbi aplikimin e Grafikës 3D.
  • Kompania do të paraqesë propozimin financiar të shumës totale të prodhimit të vide-produksionit.
  • Kompania duhet të sigurojë që gjuha e përdorur në video do të jetë gjuha shqip zyrtare. Mesazhet të jenë sa më të kuptueshme për audiencën.
  • Video-ja do të jetë e titruar. Kompania duhet të sigurojë që përkthimi të realizohet nga një profesionist i gjuhës angleze.

 

Prodhimet e pritshme nga kompania

 

  • Kompania do të përgatisë skenarin regjisurial të Video-Produksionit sipas përmbajtjes së tekstit që do ti jepet nga ISKK-ja.
  • Storyboard-in e detajuar për çdo skenë të video-s.
  • Përzgjedhjen e muzikës si dhe sigurimin e të drejtave të autorit për trasmetim.
  • Krijimin e Grafikës 3D si pjesë të filmit, ku të jenë përdorur programet: 3d reconstruction, 3d tracking, 3d modeling.
  • Video-ja duhet të jetë e titruar (subtitles) në gjuhën angleze.
  • Dorëzimi i produktit final duhet të jetë format full HD.
  • Kohëzgjatja e video-s së plotë duhet të jetë jo më pak se 10 minuta.
  • Afati i fundit i dorëzimit të produktit është 4 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës së kompanisë me ISKK.

 

 

Kërkesa të tjera shtesë

 

  • Ekstraktin e Regjistrit Tregtar për të dhënat e Subjektit dhe Ekstraktin mbi Historikun e Subjektit, të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, që vërteton subjekti nuk është në proces falimentimi (statusi aktiv).
  • Deklaratë që nuk ndodhet në kushtet e konfliktit të interest.
  • Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike dhe termave të referencës.
  • Bilancin e vitit të fundit. Të jetë pozitiv.

 

Të gjithë dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mosdorëzimit të një dokumenti ose të dokumenteve të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

VIII. KRITERET E VLERËSIMIT DHE VLERËSIMI PËRFUNDIMTAR

Bazuar në VKM nr.1195, datë 05.08.2008 , përzgjedhja e ofertave do të bëhet me sistem pikëzimi si më poshtë:

Kriteret e vlerësimit Pikët
Ideja e realizimit të video-produksionit/ Metodologjia e propozuar 0-30
Oferta ekonomike 0-30
Kualifikimi i stafit kryesor 0-20
Përvoja në punë të ngjashme 0-10
Transferimi i njohurive/ informacionit tek shikuesit / dëgjuesit 0-10

 

Komisioni do të shqyrtojë ofertat e paraqitura dhe do të komunikojë renditjen e subjekteve brenda një afati prej 3 (tri) ditësh kalendarike.

Drejtori Ekzekutiv

Agron TUFA