Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit organizoi në bashkepunim me Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Historisë dhe me pjesmarrjen e Presidentit të Republiës, Konferencën ndërkombëtare dhe Tubimin Shkencor me rastin e 65 vjetorit te Masakrës me shkas “Bombën” në Ambasadën Sovjetike ku 22 intelektualë pro perëndimorë u arrestuan dhe më pas u pushkatuan pa gjygj.
Konferenca u organizua ne ambjentet e Presidencës me pjesmarrjen e Universitetit, Ambasadave, intelektualëve e politikanëve dhe me pjesmarrjen e Dr. Anna Kaminsky (Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Shtetëror Gjerman mbi trajtimin e periudhës së ish Diktaturës Komuniste) e ftuar nderi nga Instituti.
Fjala Hapëse u mbajt nga Drejtori Ekzekutiv i ISKK , Z.Agron Tufa. U mbajtën disa kumtesa dhe referate nga Z. Uran Butka, studiues, autori librit “Bombë” në Ambasadën Sovjetike, Z. Gezim Peshkepia anëtar bordi , bir i një prej martirëve të masakrës, Znj Enriketa Pandelejmoni Papa , lektore e Faklutetit të Historisë dhe Z. Rigles Lenja përfaqsues i studentëve. Gjithashtu ambasadori i Republikës Federale Gjermane Sh.T Hellmut Hoffman dhe Ambasadori i OSBE Sh.T Florian Raunig mbajtën një fjalë përshëndetëse.
Fjala mbyllëse u mbajt nga Presidenti i Republikës Sh.T, Z.Bujar Nishani i cili dekoroi me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” familjet e 22 intelektualëve te pushkatuar.
Instituti dëshiron të falenderojë të gjithë pjsemarrësit dhe në veçanti Dr. Anna Kaminsky për fjalën e saj gjatë konferencës dhe Dr. Sabine Kuder për mbështetjen e tyre dhe do të vazhdojë punën çdo vit ne mënyrë që sakrifica e martirëve te 26 Shkurtit mos të harrohet kurrë.