(Gërmat a – ç) Duke patur parasysh se nuk ekziston një databazë e plotë e viktimave që shkaktoi persekutimi komunist (përveç të dhënave të vitit 1993), ISKK vendosi të fillojë këtë projekt, i cili parashikohet të shtrihet në shtatë vëllime (plus një vëllim me shtojca e plotësime). Ky botim do të jetë pasqyra më konkrete […]
(Gërmat d – g) Pas botimit të pjesës së parë të “Fjalorit enciklopedik të viktimave të terrorit komunist” në vitin 2012, në vitin 2013, u botua pjesa e dytë e kësaj kolane enciklopedike, e përbërë prej 380 faqesh, duke ezauruar kështu germat nga “d” në “g” nisur nga inicialet e emrave të viktimve. Siç e […]
(Gërmat gj-h) Pas botimit të pjesës së II-të të “Fjalorit enciklopedik të viktimave të terrorit komunist” në vitin 2013, ISKK, në tetor të vitit 2014, doli me volumin e III-të i tij, që përfshin viktimat me iniciale dy gërmat pasardhëse: “gj dhe “h”. Si edhe në dy volumet parardhëse, këtu pasqyrohen të gjithë individët të […]
Uran BUTKA Ky botim, është një studim që hedh dritë mbi lëvizjet e para antikomuniste që lindën si një reagim i drejtpërdrejtë popullor kundër valës së çmendur të arrestimeve, pushkatimeve, burgimeve e internimeve masive, sekuestrimeve të pronës e të pasurisë private, dhunimit të besimit fetar, çarmatimit të dhunshëm, diskriminimit politik e krahinor dhe luftës së […]
Çelo HOXHA Ky botim studimor, paraqet interes historik sepse pikërisht me periudhën në fjalë, zënë fill gjithë krimet e regjimit komunist. Në atë periudhë nisi dhunimi I lirive të indivdit, shkatërrimi i pronës, u instalua monopartizmi dhe Shqipëria funksiononte si satelit i Jugosllavisë. Në librat e histories, deri tani, periudha 1944-48 është paraqitur si periudha […]
Leka NDOJA Ky botim është një projekt studimor mbi sekuestrimin, zhdukjen, tjetërsimin e paligjshëm të pronës intelektuale si një nga format e krimit komunist në Shqipëri. Në ditët tona, ne dëgjojmë për libra të zhdukur nga qarkullimi, por edhe të zhdukur nga bibliotekat familjare të pronarëve; objekte me vlerë kulturore dhe studimore të trashëguara për […]
Davjola NDOJA Si në të gjitha vendet komuniste, vendosja e regjimit komunist, u shoqërua me krizë ekonomike, shkatërrim të tregut dhe periudha të gjata urie të cilat, rënduan në mënyrë të pabarabartë në klasat shoqërore shqiptare. Një nga momentet më domethënës, ishte pikërisht vendosja e sistemit të triskave. Por ndërsa kjo periudhë është e pashlyeshme […]
Xhafer SADIKU Ky botim është një studim mbi një nga aspektet më të rëndësishme të luftës së klasave dhe krimit ekonomik në Shqipëri, atë ndaj kulakëve. Filloi si e tillë që me reformat komuniste të shpronësimit dhe përpjekjes së zhdukjes së klasave dhe vazhdoi me format e përndjekjes politike deri në rënien e sistemit, në […]
Azem QAZIMI Ky botim, ka si objekt studimi fillimin e luftës ndaj fesë si kundërshtare e hapur e ideologjisë komuniste. Lufta ndaj klerit qe gjithëpërfshirëse dhe propaganda njohu nivelet e saj më kërcënuese në këtë rast. Me fjalë të tjera, të gjithë klerikët do të dënoheshin për agjetacion e propagandë, për veprimtari armiqësore në dëm […]
Alvin SARAÇI (studim) Ky botim, është një studim i rëndësishëm mbi periudhën e parë të ardhjes në pushtet të Partisë Komuniste dhe masave të menjëhershme që ajo mori kundrejt kundërshtarëve të saj, duke i shkatërruar ata dhe pronën e tyre. Studimi ka në fokus veçanërisht periudhën 1944-1955 që përkon me aksionin e përgjithshëm për përvetësimin […]