15 mars 2018: Bisedë në Museun “Shtëpia e gjetheve”

Pas një seminari një- ditor të organizuar nga Muzeu “Shtëpia e gjetheve” në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Tiranë për informimin e të rinjve mbi historisë e persekutimit komunist në Shqipëri, Luljeta Lleshanaku, Drejtore e Studimeve në ISKK, u ftua për të mbajtur një bisedë informuese me nxënësit e shkollës “Fan Noli” në Tiranë, si pjesë e programit të vizitës në këtë Muze.

23 prill 2018: Bisedë në Fakultetin e Historisë, në UT në Ditën Ndërkombëtare të Librit

ISKK në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë në Univeristetin e Tiranës dhe me iniciativën e historianes Znj. Enriketa Pandelejmoni, në ambjentet e këtij Fakulteti, u zhvillua një bisedë me temë “Krimet e komunizmit dhe projeksoni i tyre në literaturën e viteve të fundit”, ku u bë edhe prezantimi i kolanës së botimeve të ISKK gjatë vitit 2017. Agron Tufa, drejtor ekzekutiv i ISKK dhe përgjegjës i botimeve, në ligjeratën e tij, bëri një rezyme të historisë së komunizmit në Shqipëri dhe trajtoi disa aspekte të veçanta të tij, që sot vijnë përmes studimeve shkencore. Pas njohjes së audiencës me përmbajtjen e këtyre botimeve, ligjëruesit u ndalën tek njëri prej botimeve, tek monografia”Pertej harrimit – Abdulla Rami”, me autore Ermira Xhomaqin. Meqenëse autorja ishte e pranishme në takim, pjesa tjetër e takimit u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi të autores me audiencën e studentëve dhe pedagogëve pjesëmarrës.

25 prill 2018: Bisedë në Universitetin Publik “Kadri Zeka” të Gilanit.

Me ftesë nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gilan, ISKK zhvilloi një takim me sudedentët dhe pedagogët e këtij universiteti ku Drejtori Ekzekutiv i ISKK Agron Tufa, mbajti një ligjeratë me temë “Komunizmi në Shqipëri” ku u ndal edhe në linjën e trajtimit të çështjes shqiptare nga politika zyrtare e shtetit komunist, bazuar mbi dokumentacionin dhe studimet e deritanishme. Në sezonin e fundit të takimit u bë prezantimi i monografisë “Pertej harrimit – Abdulla Rami”, me prezencën e autores Ermira Xhomaqi, nisur nga kontributi i Z.Abdulla Rami për çështjen e Kosovës gjatë Luftës, para se të burgosej nga regjimi i Tiranës.

27 prill 2018: Bisedë në Universitetin publik “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan

Në bashkëpunim Universitetin publik “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, ISKK realizoi një takim me studentët dhe pedagogët e këtij universiteti, me temë krimet e komunizmit. Drejtori ekzekutiv i këtij Instituti, bëri edhe një përmbledhje të botimeve të tij në lidhje me transparencën e së shkuarës komuniste, duke u fokusuar në librin “Përtej harrimit – Abdulla Rami”, të Ermira Xhomaqit, si një mundësi për audencën për të komunikuar drejtpërdrejtë me autoren, të pranishme në takim.

30 prill 2018: Bisedë në Universitetin jopublik “UET”, në Tiranë

I ftuar nga Universiteti Europian i Tiranës, Drejtori i ISKK z.Agron Tufa, zhvilloi një takim me studentët dhe pedagogët e Universitetin jopublik UET, ku u mbajtën ligjërata dhe kumtesa, u promovuan botimet e fundit të ISKK, dhe u ndalur në librin “Përtej harrimit – Abdulla Rami”, të Ermira Xhomaqit, me praninë e autores në sallë.

1 Qershor 2018: Bisedë në Muzeun “Shtëpia e gjetheve”

Si pjesë e një projekti bashkëpunimi të Muzeut “Shtëpia e gjetheve” me Zyrën e OSBE në Tiranë për informimin e të rinjve mbi krimet e komunizmit në Shqipëri, Luljeta Lleshanaku, Drejtore e Studimeve në ISKK, u ftua për të mbajtur një bisedë informuese me nxënësit e shkollës “Misto Mame”, si pjesë e programit të vizitës në këtë Muze.