Vihet në skenë komedia “Nusja në thes”, e Hekuran Zhitit

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, në bashkëpunim me Tatrin “Metropol” në Tiranë, organizuan premierën e komedisë “Nusja në thes”, me skenar të Hekuran Zhitit, ish-i persekutuar politik i diktaturës komuniste. Teatri “Metropol” e shfaqi këtë premierë ekskluzivisht për ish të përndjekurit politikë, familjarët dhe të afërmit e tyre.

Drama është shkruar nga Hekuran Zhiti 70-vjet më parë, në vitet 1944-1945. Por, ajo çka e bën fatale pjesën për kohen kur u krijua, është se ndërkohë që ajo luhej në Berat, pak metra larg teatrit, Hekuran Zhiti arrestohet, pikërisht për këtë vepër. Shkrimtari, Visar Zhiti, i biri i autorit, tregon se si vepra u ruajt nga ai në formën e dorëshkrimit për t’u ringjallur sot nga Teatri i Metropolit.

Pjesa u interpretua nga aktorët e Teatrit të Metropolit, me regji të Elma Dores.