Spiro MHILLI
Ky libër është një monografi e plotë dhe e para realiste mbi figurën e Vldimir Iliç Leninit, ideatorit dhe drejtuesit të revolucionit të tetorit. Në këtë monografi, jepen fakte të panjohura më parë dhe të pacesuruara mbi jetën, idetë, marrëdhëniet me të afërmit, bashkëpunëtorët dhe figurat më të rëndësishme politike të asaj periudhe duke zbuluar demagogjinë e filozofisë totalitare leniniste, dhe pasojat skllavëruese që patën tezat dhe idetë e Leninit në pushtetet komuniste të Europës Lindore.
Kapitujt kryesore të librit kanë të bëjnë me: aktivitetin e Leninit para revolucionit dhe vitet e rinisë; emigrimin e tij i dytë; marrëdhënien me të afërmit dhe kolegët; Luftën e Parë Botërore; abdikimin e Nikollait të Dytë; Revolucionin e Tetorit dhe ekzekutimin e familjes mbretërore; Luftën Civile; eksportimin e Revolucionit në Europë; elektrifikimin e vendit; trazirat në Petrograd dhe në Kronshtad; anët e errëta të personalitetit të Leninit; sëmundjen dhe testamentin e Leninit; vdekjen e Leninit dhe “betimin” e Stalinit; rolin e idhullit të tij Inessa Armand , etj.
Për hartimin e kësaj monografie, autori i është referuar rreth dyzet studimeve të plota dhe dhjetëra artikujsh të realizuar mbi figurën e Leninit, pjesa më e madhe e të cilave, të botuara pas rënies së komunizmit në Rusi.
Autori Spiri Mëhilli i përket atij brezi studentësh të shkolluar në ish Bashkimin Sovjetik, i diplomuar për inxhinieri dhe mjekësi, dhe ka punuar gjithë jetën e tij si mjek në ushtri. Spiro Mëhilli është njëkohësisht autor i disa veprave letrare dhe publicistike.