“Saga e Merdanëve nën terrorin komunist”

Ylber MERDANI

Në këtë libër memuaristik kemi të përqëndruar kalvarin e vuajtjeve të një prej familjeve të mëdha të Korçës, familjes Merdani. Aty pasqyrohen përmasat e vazhdueshme gjysmëshekullore të përndjekjeve, pushkatimeve, burgimeve dhe internimeve që vazhduan deri në ditët e fundit të diktaturës. Përmes përvojës së kësaj familjeje, njihemi edhe me fatin e ngjashëm të shumë fsmiljeve të tjera, me të cilat i bashkojnë rrethanat.

Përmes këtij rrëfimi biografik, Ylber Merdani na njeh edhe me ngjarje dhe personazhe realë politikë të asaj kohe, që ishin përgjegjës. Nga ana tjetër, autori nuk lë jashtë vëmendjes edhe ndihmesën e të tjerëve, pavarësisht rrezikut.