“Procesi i asgjësimit të fesë në komunizëm”

Azem QAZIMI

Ky botim, ka si objekt studimi fillimin e luftës ndaj fesë si kundërshtare e hapur e ideologjisë komuniste. Lufta ndaj klerit qe gjithëpërfshirëse dhe propaganda njohu nivelet e saj më kërcënuese në këtë rast. Me fjalë të tjera, të gjithë klerikët do të dënoheshin për agjetacion e propagandë, për veprimtari armiqësore në dëm të “popullit dhe atdheut”. Shteti mori masa të zhdukte çdo trajtë të të menduarit, që mund të përbënte pengesë për rrugën e nisur. Studimi trajton në detaje luftën ndaj secilit kler, duke nisur me dekretligjet për çështjet fetare dhe masat që u morën. Lufta ndaj Komunitetit Musliman të Shqipërisë, ndaj Kishës Ortodokse Autoqefale dhe ndaj Kishës Katolike të Shqipërisë, janë tri nga kapitujt kryesorë, ku jepen me detaje format e persekutimit të klerikëve, torturat, burgosjet dhe denigrimi i figurave të tyre, duke kulmuar me ndërhyrjet në kushtetutë.

Ky studim u bë i mundur me financimin e Fondacionit Konrad Adenauer.