Ermira XHOMAQI
Bëhet fjalë për monografinë e njërit prej personaliteteve më të shquar të elitës intelektuale shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, avokat Abdulla Ramin, i njohur për kontributin e tij në rezistencën kundër pushtuesve dhe në bashkimin shqiptar, dhe që për ironi, pësoi fatin e tragjik të elitës më të zgjedhur antikomuniste, duke u burgosur e internuar nga regjimi komunist deri në fund të jetës së tij.
Kjo biografi për figurën e Abdulla Ramit u hartua dhe u realizua mbi bazën e të dhënave arkivore shtetërore, të dokumentave të tij shkollore të liceut dhe universitetit, të arkivave të gjykatave të Kosovës dhe Shqipërisë, të shkrimeve në shtypin zyrtar dhe jozyrtar, të vendimeve gjyqësore të arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por edhe mbi kujtimet e bashkëkohësve, bashkëvuajtësve dhe bashkëfamiljarëve, arkivin fotografik të familjes Rami, si edhe fotove të realizuara në vendet ku ka jetuar e vuajtur ai.
Përtej një monografie, përmes personazheve dhe ngjatjeve historike, ku libër sjell historinë e bashkëstudentëve të tij, dhe dëshmon edhe njëherë fatin e atyre intelektualëve shqiptarë të formuar në Europën perëndimore dhe veçanërisht në Francë.