“Një libër që nuk do doja ta shkruaja”

Bahri BECI

Ky botim, përmes fakteve personale dhe zyrtare zbulon një nga momentet më të rëndësishme të krimit intelektual në Shqipëri, atë të diktatit politik mbi insitucionet shkencore. Autori i librit, z.Bahri Beci, është një nga shkencëtarët shqiptarë, përvoja e gjatë e të cilit në institucionet akademike, përkon me disa nga momentet kyçe të centralizimit të shkencës dhe presionit politik mbi produktin shkencor.

Ky libër sjell fakte reale, skena dhe prapaskena të dokumentuara, personalitete të cilët i kanë rezistuar këtij presioni dhe personazhe të cilat janë kthyer në leva të pushtetit komunist dhe interesave të tij. Ai na jep mënyrën e organizimit të punës shkencore në këto institucione, funksionimin e aparatit propagandistik brenda tyre, emërimet dhe ndëshkimet, privimet dhe privilegjet, të cilat vinin si pasojë e raporteve me pushtetin.

Duke hedhur dritë mbi këto fakte të përjetuara, ky libër shtron çështje të rëndësishme të cilat korespondojnë me debatet aktuale siç janë ato mbi gjuhën, literaturënshkencore, duke vënë në dyshim shumë nga produktet, të cilat vazhdojnë të jenë akoma në fuqi.