Konference për Hapjen e Dosjeve
Instituti i Studimeve per Krimet dhe Pasojat e Komunizmit organizoi ne hollin e Institutit një konferencë me qëllim nisjen e peticionit drejtuar parlamentit, për hapjen e dosjeve dhe ligjit te lustracionit. Drejtori i Instiutit Agron Tufa , me anë të një Apeli i drejtohet të gjithë atyre që ndajnë mendimin për hapjen e dosjeve sekrete të diktaturës komuniste t’i bashkohen kësaj nisme. Zonja Lindita Arapi e ka nisur këtë proçes që nga Gjermania dhe ka marrë rreth 100 firma nga intelektuale te njohur të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të europës. Midis intelektualëve që firmosën ishte edhe nobelistja Hertha Mueller, si edhe zevendespresidentja e parlamentit europian Ulrike Lunacek. Në konferencën me gazetarët morën pjesë Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Lindita Arapi gazetare e njohur e cila punon dhe jeton në Gjermani, Mark Marku ish deputet, studiues dhe Bilal Kola drejtor i Institutit të Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë.
Konferenca e pasqyruar ne media të ndryshme:
http://www.gazetastart.com/mbi-90-intelektuale-te-huaj-iniciative-per-hapjen-e-dosjeve_37222.html
http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=292018
http://www.balkanweb.com/site/28708
Apel i intelektualëve, shkrimtarëve, publicistëve e artistëve europianëpër hapjen e dosjeve të diktaturës komunistenë Shqipëri!
Drejtuar Parlamentit të Shqipërisë
Prej shekujsh, ende edhe sot Shqipëria konsiderohet vendi më i panjohur i Europës, – gjithmonë në periferinë politike, gjithmonë në periferi të perceptimit europian. Për gati një gjysmë shekulli e izoluar nga bota, viktimë e një diktature staliniste me pasoja të thella e të gjithanshme, politike, ekonomike, shoqërore dhe individuale. Zgjimi – i dhimbshëm; rruga drejt demokracisë – e mundimshme.
Shqipëria e sotme është një vend tjetër, një vend ku shpresa për të ardhmen mbijeton, megjithë vështirësitë e panumërta. Nga viti 2014 kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian!
Kjo është e tashmja e një vendi, por me një të shkuar që ende rëndon, e kaluara e një diktature komuniste që ende nuk është kapërcyer. Kur ndodh që asaj t‘i shmangesh, kur kjo e kaluar përdoret më së shumti për retorikë politike apo ngec me vite si peng i luftës partiake, atëherë ajo mbetet ngultazi një e shkuar e pa-shkuar.Trashëgimia e njërës prej diktaturave më të ashpra pas Luftës së II Botërore në Europë nuk duhet t’i dorëzohet thjesht harresës, pa ballafaqimin, analizimin e saj të thellë, nuk duhet të stampohet si e djeshme e tejkaluar, pa ngritur një kulturë të plotë të kujtesës.
Pa dyshim e tashmja e Shqipërisëofron sfida jo të lehta, sigurisht lufta për mbijetesën e përditshme në njërin nga vendet më të varfra të Europës është e mundimshme, ekzistenciale. Nuk është e vështirë të thyhesh para këtyre sfidave! Nuk është e vështirë ta lësh të pluhuroset e shkuara! Por për një shoqëri që do të hiqte dorë vullnetarisht nga e vërteta, kjo do të thotë kapitullim para padrejtësisë, para bilancit të përgjakshëm dhe trashëgimisë së rëndë të diktaturës.
Mijëra viktima të ekzektuara, qindra mijëra të internuar, të dënuar politikë, familjarë e të afërm, të cilëve iu rrënua jeta duan drejtësi, nuk duan mëshirë, nuk duan zbukurim të së shkuarës. Ata nuk duan ta ndajnë në klasa shoqërinë, e të helmojnë bashkëjetesën siç vepruan përgjegjësit e regjimit komunist. Përkundrazi: Kujtimi ndaj tyre duhet të sjellë paqen e brendshme, – qëllimi është pajtimi.
Përballja me të shkuarën e diktaturës nuk është një retorikë boshe, ajo është e matshme: E matshme me mënyrën si veprohet me autorët e një diktature, e matshme me atë se si dhe kur u dëmshpërblyen dhe u rehabilituan viktimat e saj. Përballja me të shkuarën nuk do të thotë ngulje e mjerë në kujtime, ajo është një mundësi për të hapur dyert e së ardhmes duke mbajtur brenda vetes ndërgjegjësimin për të shkuarën. Shembulli më i mirë i kësaj është Gjermania sot!
Gati një çerekshekulli pas rënies së diktaturës në Shqipëri, vendi ende renditet ndër vendet e fundit që ende nuk i kanë hapur dosjet e komunizmit dhe nuk e kanë miratuar ligjin e Lustracionit. Hapja e tyre dhe Lustracioni do të ishte hapi i parë kundër heshtjes, një kontribut i rëndësishëm drejt ngritjes së kulturës së kujtesës, një mundësi për të bërë transparencën e strukturave dhe mekanizmave të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Të mbijetuarit do të kishin mundësi të mësonin të vërtetën e jetës së tyre, dhe t’i jepnin fund dyshimeve e hamendësimeve që i shoqërojnë një jetë të tërë. Debateve shoqërore në vend, botës studimore, artit e fushave të interesuara do t’u ofroheshin mundësi të reja të panumërta që tëdepërtonin, kuptonin e rikonstruktonin historinë me mjetet e lëmisë së tyre, të studionin e zhvillonin një këndvështrim të diferencuar shkencor për këtë periudhë.
Një shoqëri e civilizuar e shekullit të 21, një vend në Europë që aspiron anëtarësimin në BE, mund dhe duhet të jetë i aftë t’i japë emrin që meriton padrejtësisë, të zhvillojë një qëndrim adekuat për historinë e re të vendit. Pa e humbur kohën në sherre bllokuese mes partive politike! Sepse viktimat e diktaturës nuk i përkasin asnjë partie, ato janë përmendore kujtimi e të gjithë Shqipërisë. Ka mundësi që leximi i një dosjeje personale mund të ngjajë me dhimbjen e njëplage, mund të trondisë, por e vërteta me qartësinë që sjell është një mundësi shërimi. Me Lustracionin dhe hapjen e dosjeve mijëra fate do të gjenin paqen, ndërsa gjeneratat e reja do të mësonin të njihnin më mirë historinë.
Ka ardhur koha për ta ndriçuar këtë pjesë të errët, ende të kyçur të Shqipërisë, koha për të hapur dosjet në Shqipëri, menjë ligj konsesual që dot’i kthente dinjitetin viktimave, do të ruante personalitetin e njeriut në një shtet të së drejtës.Përkundër dyshimet për vërtetësinë e tyre, zërave për shkatërrimin apo frikës për manipulimin e dosjeve, një hap i tillë do të ishte historik për të nxjerrë në dritë fytyrën e një epoke!
Iniciativa ështëmbështetur nga:
Nobelistja Herta Müller, Shkrimtare
Ulrike Lunacek, Zëvendëspresidente e Parlamentit Europian, Bruksel
Marianne Birthler, ish-e ngarkuara e qeverisë gjermane për dokumentat e Stasit, Gjermani
Manuel Sarrazin, Deputet i Bundestagut
Marieluise Beck, Deputete e Bundestagut
Dr. Anna Kaminsky, Drejtoreshë e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës së SED,
Petra Bläss-Rafajlovski, Ish-zëvendëspresidente e Bundestagut, Bundestagsvizepräsidentin a.D., Shoqata e Europës Juglindore
Michael Thoss, Drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kulturor „Allianz“, Berlin
Dr. Johanna Deimel Zëvendësdrejtoreshë e Shoqatës së Europës Juglindore, Mynih
Andrei Pleşu, Filozof, Politikan, ish-ministër i Jashtëm i Rumanisë, Rumani
Michail Schischkin, Shkrimtar, Zvicër
György Dalos, Shkrimtar, Berlin/Budapest
Sybille Lewitscharoff, Shkrimtare, Berlin
Geert Ahrens, ish-ambasador i OSBE-së në Shqipëri
Prof. Franz-Lothar Altmann, ekspert, presidiumi i Shoqatës së Europës Juglindore, Mynih
Prof. Oliver Schmitt, Studiues, Universiteti i Vjenës, Austri
Freya Klier, Shkrimtare, Aktiviste e të drejtave të njeriut në RDGJ, Gjermani
Dietrich Schlegel, Gazetar, Presidiumi i Shoqatës së Europës Juglindore
Ilma Rakusa, Shkrimtare dhe intelektuale, Zvicër
Karl-Markus Gauss, Shkrimtar, publicist, Austri
Gabrielle Alioth, Shkrimtare, Qendra e PEN-për shkrimtarët gjermanë jashtë, Irlandë
Kenka Lekovich, Shkrimtare, Itali
Hans-Ulrich Treichel, Shkrimtar, Berlin
Lidija Dimkovska, Shkrimtare, Slloveni
Nikola Madzirov, Poet Maqedoni
Prof. Irmela von der Lühe, studiuese, Universiteti i Lirë i Berlinit
Dr. Katharina Biegger, Kolegji Studiues, Berlin
Richard Sëartz, Autor dhe gazetar, Austri/Suedi
Oksana Zabuzhko, Shkrimtare, Ukrainë
Ersi Sotiropoulos, Shkrimtare, Greqi
Stefani Golisch, Përkthyese, Itali
Katharina Born, Shkrimtare, Francë
Christine Koschel, Poete, Gjermani
Utz Rachowski, Shkrimtar dhe këshilltar për viktimat e diktaturës, Gjermani
Dr. Karsten Dümmel, Shkrimtar, Aktivist për të drejtat e njeriut, Sarajevë/Bosnje
Prof. Andrea Reiter, Universiteti Southampton, Angli
Gino Leineweber, Autor, Kryetar i Shoqatës së Autorëve të Hamburgut
Marko Martin, Shkrimtar, Gjermani
Hubert Dammer, Qendra e PEN për shkrimtarët gjermanë jashtë, Gjermani
Boris Schumatsky, Autor, Gazetar, Rusi/Gjermani
Harald Gesterkamp, Gazetar, Gjermani
Carmen Francesca Baciu, Shkrimtare, Rumani
Andreas Ernst, Gazetar, Neue Zürcher Zeitung, Zvicër
Prof. Dorothee Gelhard, Studiuese, Gjermani
Wolfgang Klotz, Biblioteka e Europës Qendrore dhe Lindore, CEEOL
Tamina Kutscher, Gazetare, n-ost
Dr. Karin Clark, nga 2004-2009 Chair Ëriters in Prison Committee of International PEN, Londër
Annemarie Türk, ish-drejtorshë e Programit Kulturor të Kulturkontakt, Austria, Autore, Kuratore
Edi Matić, Shkrimtar dhe fotograf, Split, Kroaci
Tienchi Liao, Autore, Aktiviste për të drejtat e njeriut
Egin Ceka, Universiteti i Vjenës, Austri
Ron Winkler, Poet, Gjermani
Volker Dittrich, Autor dhe botues, Gjermani
Renato Baretic, Shkrimtar, Kroaci
Klaus Schrameyer, diplomat gjerman, Shoqata e Europës Juglindore Gjermani
Claudia Friedrich, Gazetare, Gjermani
Margot Neubert-Maric, Producente filmi, Gjermani
Dr. Matthias Buth, Shkrimtar, Qendra PEN për shkrimtarët gjermanë jashtë
Monique Schëitter, Shkrimtare, Hamburg
Andrea Grill, Shkrimtare, Austri
Dr. Alida Bremer, Shkrimtare dhe përkthyese, Münster, Gjermani
Prof. Dr. Thomas Bremer, Universiteti i Münster-it, Gjermani
Saša Ilić, Shkrimtar, Beograd, Serbi
Edo Popović, Shkrimtar, Zagreb, Kroaci
Ivana Sajko, Shkrimtare dhe dramaturge, Zagreb, Kroaci
Jan Cornelius, Shkrimtar dhe përkthyes, Düsseldorf, Gjermani
Christian Thanhäuser, Botues, Austri
Udo Scheer, shkrimtar, Qendra PEN-Zentrum për shkrimtarët gjermanisht-folës
Robert Schwartz, gazetar, Rumani/Gjermani
Lutz Rathenow, Autor, I-ngarkuar i landit të Saksonisë për dosjet e Stasit, Gjermani
Daniel Rafaelić, Historian dhe Publicist, Zagreb, Kroaci
Irmgard Thanhäuser, Aktiviste për të drejtat e njeriut, Austri
Dr. Norina Procopan, Studiuese e Gjermanistikës, Konstancë
Dr. Rolf Hosfeld, Autor, Historian, Potsdam, Gjermani
Daniel Rafaelić, Historian, Publicist, Zagreb, Kroaci
Sigrun Reckhaus, Aktiviste e kulturës, Gjermani
Jovan Nikolic, Poet, Serbi/Gjermani
Marko Pogačar, Poet dhe kritik letrar, Zagreb, Kroaci
Marija Karaklajić, Dramaturge, Autore Beograd, Serbi
Mascha Dabić, Gazetare dhe Përkthyese, Vjenë, Austri
Christian Trippe, Redaktor, Berlin
Vilma Filaj-Ballvora, Gazetare dhe Redaktore, Gjermani
Martina Bertram, Redaktore, Gjermani
Alexander Andreev, Autor dhe përkthyes, Bullgari/Gjermani
Zoran Jordanovski, Gazetar, Maqedoni/Gjermani
Joachim Röhm, Përkthyes, Stuttgart, Gjermani
Ricarda Luthe, Kuratore, Hamburg
Iniciatore e iniciativës:Lindita Arapi
Mbështetur nga Instituti për Studimin e Krimeve të Komunizmit, Tiranë