13-17 nëntor, 2019
Në përputhje me misionin e tij dhe pas një aktiviteti disavjeçar studimor, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, merr pjesë për herë të parë si subjekt më vete në Panairi i Librit “Tirana 2019”, i cili mbahet nga 13 deri me 17 nëntor 2019. Në stendën e ISKK ekspozohen rreth 95 tituj librash dhe revistash, të botuara në një hark kohor prej shtatë vjetësh, në të cilët përfshihen botimet studimore, memuaret, botimet me natyre publicistike dhe krijimtari dhe përkthime nga burgjet dhe kampet e internimit.
Ky aktivitet realizohet në përputhje me Ligjin e ISKK dhe me rekomandimet e Kuvendit të Shqipërisë per vitin 2019, në lidhje me studimin, evidentimin dhe sensibilizimin e publikut dhe publikimin e veprimtarive, qe kane çuar ne dhunimin e te drejtave e lirive themelore te njeriut ne vitet e regjimit komunist.
ISKK