Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) do të jetë pjesëmarrës në disa
nga veprimtaritë e Ditëve të Kujtesës, 13-20 shkurt 2020, organizuar nga IDMC dhe Fondacioni
Konrad-Adenauer.
Ekspozitë ndërkombëtare “Totalitarizmi në Evropë”, realizuar nga IDMC dhe ISKK.
Ekspozita do të vendoset në hapësirën mes Muzeut Kombëtar dhe Hotel Tiranës, 13
shkurt 2020, ora 15.00-16.00.
Në konferencën shkencore ndërkombëtare “Mësimi i historisë dhe kurrikula shkollore pas
1990-ës”, drejtori ekzekutiv ISKK, Çelo Hoxha, do të mbajë ligjëratën “Shkrimi i
historisë përtej propagandës”. E premte, 14 shkurt 2020, Hotel Tirana, Salla Abret, ora
11.15-12.30.
ISKK do të prezantojë librin me ilustrime “Kundër rrymës” dhe “Fjalori enciklopedik i
viktimave të terrorit komunist,” vëllimi 8. Libri me ilustrime është një përshtatje për
fëmijë e një historie të shkruar nga Agron Tufa për jetën e Sabiha Kasimatit me ilustrime
të autores lituaneze, Lina Itagaki. Të dy botimet janë bashkëpunim i ISKK me
Fondacionin Konrad-Adenauer. E hënë, 17 shkurt 2020, Hotel Rogner, Salla Antigonea
1, ora, 09.30-12.30.
Drejtori ekzekutiv ISKK, Çelo Hoxha, do të marrë pjesë në vendosjen e pllakës
përkujtimore në Kalanë e Gjirokastrës, në kujtim të të burgosurve politikë që vuajtën në
burgun e Kalasë. E mërkurë, 19 shkurt 2020.