”Grabjani rrëzë kodrave”- ditar

në vitin 1945, e deri tek grupet armiqësore të shpallura herë pas here, nga vetë radhët e pushtetarëve. Ndaj edhe shpesh gjejmë histori brenda historisë. Në Grabjan hasim sa personazhe të rastit, po aq edhe figura të njohura; gjejmë ngjarje, përshkrime autentike, që vijnë të skicuara më shumë vitalitet por edhe paanaësi, dhe janë pikërisht ato që e bëjnë aq të besueshëm këtë rrëfim. Në hapje të ditarit, autori shkruan: “Dua t`i shënoj ngjarjet që do vijnë, si një spektator i mënjanuar; që me to të formoj më pas një histori, një nga të shumtat e kësaj epoke, që është e mbushur me të tilla, fate njerëzish në qytet e në fshat dhe sidomos në vendet e mbyllura, burgje e kampe, një sferë kjo mjaft e njohur për familjen tonë nga e cila ishim shkëputur prej disa vitesh dhe që tani po na gllabëron sërish.”

Libri na njeh veçanërisht për kushtet çnjerëzore fizike po aq edhe psikologjike në të cilat trajtoheshin të internuarit politikë, si në këtë paragraf: “Qysh më pesë të mëngjesit, natë akoma, na zgjon megafoni që transmeton muzikë popullore. Dalim në kërkim të një nevojtoreje. Mamanë e çojmë ndër komshinj por kanë filluar të bezdisen.”