Përkthyer dhe përgatitur për shtyp nga Alvin SARAÇI
Është fjala për gjeneral Alberto Parianin, heroi i Luftës së Parë Botërore në Itali. Pariani ka qenë një figurë tepër ambiguide e kontradiktore, paradoksalisht me një dashuri të veçantë për Shqipërinë, ndërsa gjatë gjashtë muajve të mbramë të vitit 1943 ai vjen si i dërguari i Musolinitnë vendin tonë, d.m.th., si pushtues.
Libri rrok 6 muaj nga “misioni Pariani” në Shqipëri, mars-korrik 1943. Janë gjashtë muaj të ethshëm ku parakalojnë mjaft figura të rëndësishme të kohës, ku konteksti i ngjarjeve ndryshon nga dita në ditë, nga ora në orë. Në këto dokumente analizohet e gjithë periudha 1939-
- Ndër to përmendet relacioni me titull: “Progresi i situatës së brendshme në Shqipëri nga 7 prilli 1939 deri në momentin aktual” i dërguar Parianit nga Giuseppe Bastianini, Nënsekretar i Shtetit për Çështjet e Jashtme (i datës 14 majit 1943), që përshkruan situatën në Shqipëri
gjatë tre periudhave: 1. Nga bashkimi i Italisë me Shqipërinë deri në Luftën Italo-greke, 2. Gjatë periudhës së fërkimeve italo-shqiptare deri në vendosjen e Qeverisë Kruja, 3. Nga Qeveria Kruja deri në maj 1943.
Një interes të madh për të kuptuar situatën politike që solli edhe komunizmin në Shqipëri, është fondi që përmban dhe një relacion të pasur të 19 marsit 1943, lidhur mbi gjendjen dhe rendin publik, ku komentohen ngjarjet e viteve 1939-1943, qëndrimi i nacionalistëve, zogistëve dhe komunistëve ndaj italianëve, prania e çetave dhe gjendja kaotike në Vlorë.