Fjalori enciklopedik i viktimave të terrorit komunist”, Vëllim I

(Gërmat a – ç)

Duke patur parasysh se nuk ekziston një databazë e plotë e viktimave që shkaktoi persekutimi komunist (përveç të dhënave të vitit 1993), ISKK vendosi të fillojë këtë projekt, i cili parashikohet të shtrihet në shtatë vëllime (plus një vëllim me shtojca e plotësime). Ky botim do të jetë pasqyra më konkrete dhe gjithpërfshirëse e viktimave të komunizmit në Shqipëri. Në të do të përfshihen me emra, të dhëna personale, të gjithë të dëmtuarit për motive politike, si: të pushkatuarit, të burgosurit, të internuarit dhe të dëbuarit. Përveç emrave, në Fjalor përfshihen edhe vendimet dhe motivimi zyrtar i dënimit të tyre, kohëzgjatja e dënimit, dhe në disa raste, për disa figura të cilat kanë pasur impakt më të madh historik, këto të dhëna do të zgjerohen me më shumë informacion biografik.

Ky Fjalor Enciklopedik merr në shqyrtim të imtësishëm pa përjashtim çdo qytetar që iu nënshtrua përndjekjes direkte, pavarësisht nga funksionet apo përkatësia social-politike që ka patur, para dhe gjatë regjimit komunist.

Në këtë volum, merren në shqyrtim personat me iniciale nga “a” në “ç”.

Ky botim u financua nga Fondacioni “Konrad Adenauer” në Tiranë