(English) “Genocidi mbi kulakët në shqipërinë komuniste, 1948-1990”

Xhafer SADIKU

Ky botim është një studim mbi një nga aspektet më të rëndësishme të luftës së klasave dhe krimit ekonomik në Shqipëri, atë ndaj kulakëve. Filloi si e tillë që me reformat komuniste të shpronësimit dhe përpjekjes së zhdukjes së klasave dhe vazhdoi me format e përndjekjes politike deri në rënien e sistemit, në vitin 1991.

Më konkretisht, ky studim analizon përmes dokumentave, reformat dhe bazën legjitime të shpronësimit në fillimet e sundimit komunist; çfarë ndodhi në kongresin e parë të PKSH-së dhe politika e përçarjes; roli i Sigurimit të Shtetit në këtë përçarje dhe nështrimin e kësaj shtrese dhe në shkatërrimin e elitës ekonomike dhe politike; platformat e ndjekura nga shteti komunist kundër kulakëve; abuzimi nën “drejtësinë popullore”; skenarët e sigurimit të Shtetit kundër kulakëve dhe lufta për shkatërrimin e familjeve të cilësuara “kulake” dhe sesi ky fenomen, ishte një kopjim i metodave bolshevike si nga forma, ashtu edhe nga përmbajtja.