(English) “Fillimet e diktaturës komuniste në Shqipëri; 1944-1948”

Çelo HOXHA

Ky botim studimor, paraqet interes historik sepse pikërisht me periudhën në fjalë, zënë fill gjithë krimet e regjimit komunist. Në atë periudhë nisi dhunimi I lirive të indivdit, shkatërrimi i pronës, u instalua monopartizmi dhe Shqipëria funksiononte si satelit i Jugosllavisë. Në librat e histories, deri tani, periudha 1944-48 është paraqitur si periudha e rindërtimit të vendit të shkatërruar nga lufta por, në fakt, me vendosjen e regjimit komunist, zuri fill shkatërrimi i ekonomisë me grabitjen e pronës në emër të sekuestrimeve të kundërshtarëve politikë, në emër të shtetëzimit të saj, kolektivizimit dhe reformës agrare. Të gjitha këto çuan në varfërimin ekstrem të shoqërisë shqiptare. Në marrëdhëniet e jashtme Shqipëria u izolua krejt në këtë periudhë dhe e vetmja mundësi komunikimi me botën ishte përmes Beogradit, duke u futur në varësinë totale të Jugosllavisë.

Momentet kryesore që analizon ky studim janë: vendosja e regjimit ushtarak në Shqipëri, ekonomia shqiptare ne periudhën 1945-1948 dhe roli i Jugosllavisë në qeverisjen shqiptare në vitet 1945-1948.

Burimet kryesore dokumentuese të shfrytëzuara nga ky studim janë: Arkiva e Ministrisë së Brendshme, Dosja e Gjyqit Special, The National Archives në Britaninë e Madhe, etj.