Përkthyer nga Lazër RADI
Një nga veprat më të rëndësishme në fushën e përkthimive të Dr.Lazër Radit, është vepra “Enciklopedi e Historisë së Botës” e historianit John Bawle. Bëhet fjalë për një punë voluminoze prej 1000 faqesh, për të cilën punoi për një kohë të gjatë.
Kjo vepër përbëhet nga 21 kapituj mbi historinë e botës, ku trajtohen pothuajse gjithë etapat e saj, në këndvështrimet më të plota. Libri ka vlera të jashtëzakonshme njohëse dhe edukuese,
Lazër Radi i hyri përkthimit të kësaj vepre me bindjen se “Rinia shqiptare, duke studjuar historinë e botës, do të kujtohet të studiojë siç duhet edhe historinë e vendit të vet.”
Ky libër, ashtu si edhe disa botime të tjera të ISKK, është përkthyer në kushtet e burgjeve dhe internimeve, një zgjedhje që përmbush njërën nga detyrimet e sanksionuara me ligj të këtij aktivitetit të këtij instituti.