“Breza të dënuar; ferri i një familjeje shqiptare”

Henrik PRENDUSHI

Henrik Prendushi është një shqiptar nga Shkodra, një njeri i zakonshëm, në jetën e të cilit, si në atë të shumë njerëzve, krijohet një hendek i dukshëm me ardhjen në pushtet të komunistëve, në periudhën e pasluftës. Fajtor vetëm sepse i përkiste një familjeje borgjeze, ai u privua nga e gjithë pasuria e tij dhe iu hoq çdo mundësi për të realizuar ëndërrat e tij, si të studimeve, ashtu dhe të profesionit. I destinuar që të punonte në bujqësi dhe në punët më të rënda, nuk deshi që t’i përkulej regjimit dhe për këtë arsye, vuajti dënimin me burgim dhe në kampet e punës së detyruar.

Në këtë libër autori na jep pa dorashka portretin thelbësor të një epoke, në të cilën fati i individit dhe fati i shoqërisë së politizuar, gërshetohen në mënyrë të pazgjidhshme. Është një tregim pa lule e lajle i historisë së njerëzve të tij, të pasur dhe të ditur, në periudhën e monarkisë shqiptare, të cilët u deklasuan dhe u përndoqën gjatë periudhës komuniste, që fillon me ardhjen e komunizmit dhe mbaron në vitet ‘90 të mijëvjeçarit të kaluar. Këtu dëshmohen ngjarje tronditëse dhe një listë me pyetje retorike të llojit: Përse ka ndodhur? Përse disa janë përndjekur dhe të tjerët jo? A mund të harrohet historia? A mund të fillohet nga e para?

Ngjarja rrëfehet përmes një këndvështrim i njëanshëm, pa pretendime për të shkruar historinë.