“Akte gjyqësore politike (dosjerë dhe dëshmi), gjatë komunizmit në Shqipëri”, vëllimi II

Nga Leka NDOJA, Alvin SARAÇI

Dosja “Bashkimi demokrat shqiptar; akte gjyqësore, dosjerë dhe dëshmi”, vëllimi i dytë,

ka përfunduar dhe është gati për t’u faqosur. Burimet e dokumenteve janë siguruar nga dosjet hetimore gjyqësore në MPB dhe nga dokumente të Departamentit të shtetit dhe Universitetit Uiscounsin.

Ky vëllim me dokumente nga hetimi dhe procesi gjyqësor politik i përfunduar (240 faqe). Me këtë studim, hapet një tjetër cikël studimesh dhe kolanë botimesh: ajo e proceseve më të njohura gjyqësore, si modele të shkeljeve flagrante të lirisë politike dhe të farsës në drejtësi. Studimi i parë ndjek konkretisht fatin e individëve të dënuar në përbërje të grupimit Bashkimit Demokrat Shqiptar, të cilët, nisur nga modeli perendimor i organizimit të institucioneve të shtetit, shfrytëzuan miratimin e ligjit për “organizimin themelimin e organizatave dhe shoqërive të ndryshme” të vitit 1946. Pasojat e themelimit dhe të regjistrimit të këtyre grupimeve si subjekte, do të ishin të papritura dhe vendimtare për fatin e vendit por sidomos për vetë krijuesit e grupimeve opozitare politike, të cilët ,kishin hartuar edhe statutet e tyre bazuar në ligjin e kohës.

Konkretisht, ky studim shqyrton dosjet dhe dëshmitë mbi Sami Beribashin, Qenan Dibrën, Ali Kavajën, Hivzi Goljen, Mahmut Mënikun, Mehmet Beshirin, Profi Çokon, Telat Drinin, Sami Sulstarovën, Musine Kokalarin, Riza Danin, etj., duke filluar që nga program i tyre politik, deri tek proceset e gjyqësore.