Thirrje për pjesëmarrje

                                     Konferenca Shkencore: “Artet, letërsia dhe propaganda në diktaturë”

                                                                                 13-14 Nëntor 2024

                                                                                   Tiranë, Shqipëri

Instituti i Studimit të Krimeve të Komunizmit shpall këtë thirrje për pjesëmarrje në konferencën e ardhshme shkencore, “Artet, letërsia dhe propaganda në diktaturë”.

Konferenca synon të ofrojë një platformë për ekspertët për të diskutuar çështje të kulturës në komunizëm: artet, letërsia dhe përdorimi i tyre si instrumenta propagande.

Konferenca, e cila do të mbahet në Tiranë, më 13-14 Nëntor 2024, do të përbëhet nga disa sesione, secila me një temë të ndryshme, duke përfshirë:

  1. Vendosja e arteve dhe letërsisë nën kontrollin e regjimit komunist
  2. Organizimi strukturor i organeve të kontrollit mbi artet dhe kulturën
  3. Objekti, qëllimi dhe misioni i veprimtarisë së shoqatave kulturore (Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, etj.)
  4. Marrëdhëniet e artistëve dhe shkrimtarëve me regjimin
  5. E drejta e shprehjes dhe censura
  6. Roli i arteve në krijimin e narrativave historike në shërbim të regjimit
  7. Kontributi i arteve dhe letërsisë në formimin e njeriut të ri

Konferenca do të ofrojë një mundësi për ekspertët për të shkëmbyer ide, për të ndarë gjetjet e kërkimeve dhe për t’u përfshirë në panele diskutimi.

ISKK mirëpret prezantime të studiuesve dhe ekspertëve nga fusha të ndryshme lidhur me artet dhe letërsinë në komunizëm në Shqipëri. Prezantimet duhet të ofrojnë të dhëna ose qasje të reja mbi kulturën dhe natyrën e komunizmit në Shqipëri. Artikujt e përzgjedhur do të botohen në formën e një libri me bashkëautorë i cili do të shërbejë si një referencë e rëndësishme për studiuesit e fushës dhe në revistën shkencore “memoria”.

Konferenca “Artet, letërsia dhe propaganda në diktaturë”, ka potencialin të japë një kontribut të rëndësishëm në kuptimin e kësaj teme kaq të rëndësishme. Duke mbledhur së bashku ekspertë nga fusha dhe vende të ndryshme, konferenca do të ofrojë një mundësi unike për të fituar njohuri të reja mbi historinë dhe natyrën e komunizmit në Shqipëri.

Nëse jeni të interesuar të dërgoni një propozim, ju lutemi dërgoni një abstrakt prej 300 fjalësh dhe një CV të shkurtër në info@iskk.gov.al

Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është 5 Korrik 2024.

Pjesëmarrësit do të njoftohen për përzgjedhjen jo më vonë se data 20 Korrik 2024.

Mirëpresim propozimet tuaja dhe t’ju takojmë në konferencë!

Artet, letërsia dhe propaganda në diktaturë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *