“Zërat e kujtesës: roli i dëshmisë në zbardhjen e historisë së komunizmit” – diskutim me studentët e UET

14 qershor, 2022

Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale në bashkëpunim me Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, organizuan më 14 qershor 2022, diskutimin me temë “Zërat e Kujtesës: roli i dëshmisë në zbardhjen e historisë së komunizmit”. Në bashkëbisedim me studentët e këtij fakulteti, e ftuar ishte Luljeta Lleshanaku, drejtore e Drejtorisë së Studimeve në ISKK dhe Violeta Murati, redaktore e botimeve në këtë Institut.

Në takimin e moderuar nga drejtorja e botimeve të UET, zonja Suela Bala, studentët kanë treguar interes mbi mënyrën e mbledhjes së këtyre dëshmive, dhe sa e vështirë ka qenë shprehja e të mbijetuarve nga diktatura në raport me kohën, distancën kohore të krijuar nga vuajtja por dhe besushmërisë së ndaj tregimit të historive të tyre sot.

Në fjalët e saj, znj.Luljeta Lleshanaku, që është edhe drejuese e projektit të arkivës audio-vizuale të dëshmive të të mbijetuarve nga burgjet dhe kampet në Shqipërinë komuniste dhe përgjegjëse për kolanën “Zërat e kujtesës” e cila bazohet mbi këto dëshmi, tha se ky projekt plotëson një hallkë shume të rëndësishme në dokumentimin e kësaj periudhe historike. Me tej ajo solli shembuj të ngjashëm nga përvoja botërore lidhur me vendin që zënë dëshmitë, jo vetëm si document, por edhe si formë e fuqishme sensibilizimi publik, përmes një marrëdhënieje emocionale që vendoset midis rrëfyesit dhe audiencës, për të cilën nevojitet kërkim paraprak, një strategji intervistimi dhe një qasje e kujdesshme psikologjike. “Dhe impakti më i madh i këtij projekti, siç është provuar deri tani- shtoi folësja, – ndjehet tek brezi i ri, për të cilin pjesa më e madhe e informacionit është e panjohur.”

Pjesë e kësaj trashëgimie, janë edhe ditaret, tregimet dhe romanet memuaristike, të cilët zënë një një vend të rëndësishëm mes botimeve vjetore të këtij Instituti. Në vazhdim të takimit, redaktorja e botimeve znj.Violeta Murati, u ndal konkretisht  në përmbajtjen e disa prej botimeve të fundit memuaristike, siç janë: “Tokë e bukur, kohë e shëmtuar” i Kaso Hoxhës, “Mollat e vjetit të ri” e Filip Gurazit, “Arratisja” e Ylli Tabakut,  etj, të pasura me histori personale, ngjarje politike, detaje, drama të cilat ngjallën mjaft interes tek audienca rinore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *