Prezantohet libri “Karuseli i totalitarzmit”, botim i ISKK

23 qershor, 2021

Në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, ditën e hënë, me 23 qershor 2021, u prezantua libri “Karuseli i totalitarzmit”, i autorit Islam Spahia, që është një nga botimet e fundit të ISKK. Ky takim u organizua nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në bashkëpunim me Institutin e Integrimit të të Përndjekurve Politikë dhe me Shoqatën “Luma”.

Në fjalën e tij, drejtori i ISKK, Çelo Hoxha, foli për përmbajtjen e librit dhe vlerat e një botimi të tillë, si pjesë e misionit të ISKK për të mbledhur, botuar dhe promovuar kujtimet e të persekutarve politikë gjatë regjimit komunist. A tha se “libri është një kolazh kujtimesh, esesh, dhe intervistash të autorit, të cilat, të gjitha së bashku, na shfaqin të plotë jetën e autorit, si një i dënuar politik, si bashkëudhëtar e bashkëvuajtës i shumë të dënuarve të tjerë politkë, si artist me një ëndërr të ndërprerë në mes, dhe njeri i mendimit.” Për jetën e tij, autori flet më drejtpërdrejtë në intervistat, por ajo lexohet dhe në esetë e tij, të cilat janë ndërtuar mbi librat që ai ka dashur dhe kanë ndikuar edhe në formimin e tij intelektual, një pjesë e të cilave ishin libra të ndaluar gjatë regjimit komunist. Në libër janë trajtuar edhe një numër profilesh të burgosurish politikë, të cilët autori i ka njohur gjatë vuajtjes së dënimit.

Në takim për jetën dhe veprën e Islam Spahisë folën dhe Bilal Kola, drejtori i IIPP; Lekë Tasi, Tanush Mulleti, Hysen Haxhia, etj.  

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *