Bordi i ISKK organizoi sot mbledhjen e radhës, ku u diskutua veprimtaria e ISKK në kushtet e reja të krijuara prej gjendjes së pandemisë, e cila ka imponuar ndryshime në planin e veprimtarive, një pjesë e të cilave është parë e nevojshme të shtyhen për shkak të pamundësisë së zhvillimit të aktiviteve publike.
Me këtë rast, Bordi shprehu ngushëllimet për vdekjen e Maks Velos, artitekt dhe piktor, ish i dënuar politik. Bordi vlerësoi kontributin e të ndjerit gjatë tre dekadave të fundit në shumë fusha, përfshi botimet e tij, që janë një kontribut me vlerë për zbardhjen e krimeve të komunizmit.
Mbledhja u zhvillua online.