Me vendimin nr. 26, 15 dhjetor 1945, kryesija e KANÇ-it ngarkoi Këshillin e Ministrave që të krijonte një gjyq special…

Me vendimin nr. 26, 15 dhjetor 1945, kryesija e KANÇ-it ngarkoi Këshillin e Ministrave që të krijonte një gjyq special për të dënuar (jo gjykuar) “kriminelët e luftës”. Procedurat e gjykimit, thuhej në vendim, do të bëhej “në bazë të rregullores mbi gjyqet ushtarake”, e cila, në kohën e daljes së vendimit, nuk ekzistonte. Më 26 janar 1945, Këshilli i Ministrave krijoi Gjyqin Special, që praktikisht ishte emërimi i disa personave të kryenin një detyrë, e cila nuk kishte lidhje me drejtësinë. Po të shihni dokumentin që kemi publikuar, vendimi i qeverisë nuk e citon fare vendimin e KANÇ-it, i cili e ngarkonte atë me krijimin e gjyqit. Vendimi i KANÇ-it, i cili është i botuar në fletoren zyrtare të kohës, nuk kishte asnjë referencë për të treguar burimin e autoriteti ligjor për një vendim tëp tillë. Deri atëherë, në historinë e shtetit Shqiptar, nuk ekzistonte një ligj që ngarkonte qeverinë për të krijuar gjyqe. Ndërkohë ishte ende në fuqi Kushtetuta e Monarkisë, sipas të cilës (neni 121), gjyqtarët “janë të ndaluëm rreptësisht me marrë përsipër nëpunësina dhe detyra të tjera publike ose private.” Gjyqi Special u mbush me zyrtarë të administratës komuniste, përfshi ministra. Gjyqi Special zgjati një muaj e gjysmë, 1 mars-13 prill 1945; nga 60 persona që u gjykuan, 17 u dënuan me vdekje, shumica me burgime të gjata, dhe 3 persona u liruan me kusht. Vendimet e Gjyqit Special janë njohur nga Kuvendi Shqipërisë si krime penale politike.

 

ISKK organizon më 25-26 nëntor konferencën shkencore ndërkombëtare “Ligjshmëria gjatë regjimit komunist, 1944-1990”, e cila do të trajtojnë në mënyrë shkencore çështjet e ligjshmërisë gjatë regjimit komunist. Aplikantët duhet të dërgojnë një abstrakt 250-300 fjalë dhe një CV të shkurtër profesionale në adresën: info@iskk.gov.al. Afati i fundit për abstraktet është 25 maj 2020.