Shkëlqim ABAZI
Ky libër është nje botim memuaristik i Shkelqim Abazi, i cili i burgosur në moshën 16 vjeç, përjeton ato tortura, vuajtje, mundime fizike, që përjetuan të gjithë të burgosurit politikë të regjimit komunist në Shqipëri. Por, në këtë memuar, ai sjell përvojën e tij në njerin prej kampeve të punës së detyruar, atë të Repsit.
Libri është shkruar me gjalleri e plot humor te zi, saqë nuk lëshohet doresh. Rrëfimi është i detajuar, ambiental, me situata, e portrete bashkëvuajtësish, kryesisht figura të larta e gjerësisht të njohura të klerit të dënuar katolik si Atë Zef Pllumbi, Dom Simon Jubani, Atë Mark Hasi, etj.