“Fjalor enciklopedik i vikitimave të terrorit komunist”, vëllimi VI  (Gërmat N-P)

Azem QAZIMI, Çelo HOXHA, Daniela RUNA, Brunilda DOÇI, Kolë KAMSI, Juliana KURTI.

Pas botimit volumit V- të “Fjalorit enciklopedik të viktimave të terrorit komunist”, në vitin 2016, një grup i caktuar pune i Institutit nga drejtoria e Arkivës në bashkëpunim me Drejtorinë e Studimeve, arriti të hartonte volumin e gjashtë të kësaj kolane. Në volumin e VI-të, përfshihen viktimat me iniciale tre gërmat pasardhëse: “N”, “NJ”, “O”, “P”. Ashtu si edhe në katër volumet parardhëse, këtu pasqyrohen të gjithë individët të cilat kanë vuajtur këto forma persekutimi: ekzekutim me gjyq ose pa gjyq, burgim, internim dhe dëbim.

Jetëshkrimet e përfshira në këto botime, veç të dhënave personale, përmbajnë edhe kualifikimin juridik të veprës penale, e cila ka justifikuar represionin si dhe ecurinë e dënimit dhe fatet e mëtejshme të personit që ka vuajtur dënimin. Në rastin e personave, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, biogramet janë mjaft të zgjeruara, duke iu referuar publikimeve shkencore të mëhershme si dhe leksikonëve dhe memuaristikës ekzistuese.

Botimi i ketij vëllimi, ashtu si edhe vëllimeve të mëparshme, u realizua në bashkëpunim me Fondacionin “Konrad Adenauer” në Tiranë