“Enver Hoxha – gjysma tjetër e hënës”

Vasfi BARUTI

Monografia “Enver Hoxha – gjysma tjetër e hënës” e studiuesit Vasfi Baruti, sjell fakte të reja mbi figurën e ish-diktatorit, të cilat lidhen kryesisht me periudhën 1908-1948. Ky është ndër studimet më të imëta e skrupuloze të realizuara mbi këtë figurë, përmes dokumentesh, gjurmësh e dëshmish, ku ndërthuret pasioni i zhbirilimit të së vërtetës me një intuitë të hollë prej dedektivi.

Faktet që sjell Baruti, janë të paabstragueshme dhe ndërtojnë disa linja të mistershme që rrëfejnë se si arriti të fabrikojë Enver Hoxha të shkuarën e tij dhe si arriti të ndërtonte personalitetin e tij okult.