“E vërteta e ‘komplotit çam” në vitin 1960

Kastriot DERVISHI

Gjatë periudhës 1944-1960, shumë çamë ishin dënuar me vdekje apo gjendeshin në burgjet e komunizmit. Por ajo që ndodhi në vitet 1960-1961 dhe që pati efekt të madh në vitet vijuese, rezultoi në përmasa genocidiste ndaj popullsisë autoktone shqiptare me origjinë nga krahina e Çamërisë në shtetin grek. Për këtë arsye, gjetja e rrënjëve të të ashtuquajturit “komploti Çam”, është i rëndësishëm për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë ato vite dhe a ka qenë vërtet ndonjë komplot?

Ky është punimi i parë studimor që hedh dritë mbi të vërtetën. Nga analiza e provave dhe fakteve që sjell ky studim i Kastriot Dervishit, të filtruara nga manipulimet e regjimet, nuk rezulton kurrkund “komplot” i Teme Sejkos dhe as bashkëpunim ndërkombëtar. Por me ta, regjimi i Enver Hoxhës goditi pikërisht pjesën më aktive të popullsisë çame, atë që ishte antifashiste, me kontribute qysh në luftë. Me këtë dënim, ky regjim i shërbeu propagandës greke të cilën e quante “monarko-fashiste”, duke mos lënë çam antifashist pa dënuar, ndërkohë që regjimi komunist, deklaroi në atë kohë se tri shtete, Jugosllavia, Greqia dhe SHBA, në bashkëpunim me grupe shqiptare brenda dhe jashtë vendit, po përgatiteshin të rrëzonin shtetin socialist në Shqipëri