Enver MEMISHAJ-LEPENICA
Enver Memishaj – Lepenica, me këtë punim që është vepra e gjashtëmbëdhjetë e tij, ka objekt studimi ngjarje e figura historike të patrajtuara më parë. Duke përdorur të gjitha mënyrat e mjetet e eksplorimit të historisë, dokumentin arkivor, shtypin, kujtimet, folklorin, dëshmitë e mbledhura me shumë kujdes, ai përpiqet të ndërtojë të vërtetën historike për eleminimin e Grupit të të Rinjve. Veçanërisht ai trajton jetën dhe veprën e dy figurave komuniste, atë të Sadik Premtes dhe të Neki Ymerit, që krahas Anastas Lulos, u vunë në shënjestër për t’u asgjësuar që në themelimin e PKSh.
Autori bën një parashtrim të situatës politike në Shqipëri, nëmomentin kur depërtuan idetë komuniste deri në krijimin e Partisë Komuniste. Ai sjell pohime nga burime të ndryshme për të skicuar qartë e bindshëm tiparet e komunistëve, moralin e tyre të përçudnuar, për të mos u ndalur para asnjë pengese apo krimi, për ta arritur qëllimin. Këtë frymë terroriste veprimi dhe organizimi në PKSh e injektuan edhe misionarët jugosllavë Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha, që luajtën rolin e arbitrit në marrëdhëniet me komunistët shqiptarë. Autori i librit na tregon se ata përzgjodhën të rinj komunistë, pa arsim dhe përvojë, të cilët siç thotë autori i manipulonin më lehtë, për t’i formatuar sipas dëshirës dhe parametrave të tyre, për t’i përdorur në interes të tyre.
Kjo vepër plotëson një boshllëk historik të atyre ngjarjeve tragjike të vitit 1943, që sollën me qindra viktima të pafajshme, kryesisht në Vlorë.
Mënyra e organizimit të materialeve, me një strukturë të gërshetuar të
problematikës, është i prekshëm që nga lexuesi i thjeshtë deri tek studiuesi serioz i historisë.