“Brenga ime shqiptare”

 Aldo TERRUZI

 “Brenga ime shqiptare” është një rikthim në kërkim të origjinës dhe të kaluarës. Romani është rrëfimi tejet personal e i ndjerë i një djali, i cili kthehet në Shqipëri pas dyzet e katër vitesh, në përpjekje për të kthyer në Itali eshtrat e të atit, burgosur në Burrel gjatë regjimit komunist. Përmes kujtimeve të një familjeje, risillen ngjarjet dramatike të historisë më të zymtë të Shqipërisë.