14 shkurt 2018: Seminar trajnimi një-ditor tek Muzeu “Shtëpia e gjetheve”

Muzeu “Shtëpia e gjetheve”, në bashkëpunim me Prezencën e OSCE në Tiranë, organizoi një seminar trajnimi një-ditor me dëshmitarë të persekutimit komunist në Shqipëri. Ky seminar kishte si qëllim trajnimin e dëshmitarëve dhe aktorëve të historisë së përsekutimit politik në Shqipëri mbi mënyrën se sit ë shoqërojnë nxënës dhe student gjatë vizitave në Muzeun: shtëpia e gjetheve”. Gjithashty ky trajnim sunonte të kriojonte një format standard mbi të cilin do të zhvilloheshin vizitat e grupeve të rë rinjve në këtë muze.

Pjesëmarrës në trajnim: Luljeta LLeshanaku, drejtore e Studimeve në ISKK

 

17- 18 korrik 2018: Seminar trajnimi mbi “zbardhjen e krimeve të komunizmit në epokën digitale”, organizuar nga fondacioni “Kujto”

Në vijim të konferencës me të njejtin titull, Dr. Pavel Zaçek historian, themeluesi dhe drejtori i parë i Institutit të Studimeve të Regjimeve Totalitare dhe Arkivave të Departamenteve të Sigurisë në  Çeki,  autor i mbi 120 artikujve  shkencorë, monografive dhe publikimeve dhe deputet në parlamentin e Çekisë, trajnoi një grup specilistësh mbi përpunimin e dokumentacionit të krimeve të komunizmitt përmes mjeteve të reja të komunikimit në epokën digjitale.

Pjesëmarrës në trajnim: Brunilda Doçi, specialist e II-rë në Drejtorinë e Arkivave të ISKK; Kolë Kamsi, specialist e II-rë në Drejtorinë e Arkivave të ISKK; Pëllumb Alushi, specialist IT në ISKK; Daniel Miraka, përfaqësues juridik në ISKK.

 

25 tetor 2018: Trajnim për stafet e muzeumeve dhe institucioneve të kujtesës.

Muzeu “Shtëpia e gjetheve”, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer në Tiranë, organizoi një seminar trajnimi një-ditor për punonjësit e muzeve dhe të institucioneve të kujtesës me zonjën Kristin Kallëeit, përfaqësuese e Stiftung Gedenkstätte Berlin- Hohenschönhausen. Ajo ofroi ekspertizën e saj në lidhje me kulturën e kujtesës, mënyrën se si të mbajmë gjallë kujtesën mbi të shkuarën dhe si t’i bëjmë ngjarjet historike të duken interesante, veçanërisht për brezat e rinj.

Pjesëmarrës në trajnim: Daniela Runa, specialiste e I-rë dhe Pëllumb Alushi, specialist IT në ISKK