NJOFTIM
Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit çdo vit boton kolanën e librave me shumë tituj që depozitohen nga autorë të ndryshëm, kolanë e cila i nënshtrohet studimit shkencor nga këshilli shkencor, dhe pasi ky këshill jep ekspertizën e tij, ja delegon për miratim Bordit, si organi më i lartë drejtues i ISKK-së.
Në këto kushte, ISKK, njofton të gjithë autorët të cilët e kanë kaluar fazën e miratimit të dorëshkrimeve të tyre nga Bordi, të paraqiten brenda datës 10.09.2020, për të kryer procedurat ligjore, në lidhje me marrëveshjen kontraktuale midis tyre dhe ISKK, konform Ligjit “Për të Drejtën e Autorit” dhe Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.
Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, nuk mban përgjegjësi pas kësaj date, nëse autorët nuk sigurojnë brenda këtij afati, të lidhin marrëveshjen më ISKK, në prezencë të tyre, apo sipas formave ligjore të parashikuara në Kodin Civil (Titulli II –Përfaqësimi), nenet 64 e vijim.