Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, prej dy vitesh, ka nisur mbledhjen e objekteve të cilat në një mënyrë apo tjetër, dëshmojnë vuajtjet e rënda dhe për një periudhë të gjatë, në Shqipëri. Ne po përpiqemi ta zgjerojmë këtë arkivë, pas një punë bindëse kokë më kokë me të interesuarit, duke i shpjeguar se cilat objekte fitojnë qytatarinë e një muzeumi, dhe se si kanë vepruar popujt tjerë, që nga sendet më të thjeshta, kanë ndërtuar historinë tyre.
Deri tani , ish të burgosur dhe të internuar politikë kanë ofruar artefakte, sende personale, të cilat identifikohen jo vetëm me personin të cilit i përkasin, por, edhe me ngjarje dhe vende, të cilat risjellin në kujtesën kolektive këtë epokë.
Në këtë faqe, po ekspozojmë disa prej tyre.
(Projekt afatgjatë)