Pelegrinazh në ish burg-kampin e Qafë Barit me rastin e 35 vjetorit të revlotës së 22 Majit 1984.
Gjatë pelegrinazhit në ish kamp burgun e Qafë Barit, ku trajtimet çnjerëzore të gardianëve të diktaturës solli edhe revoltën më 22 Maj 1984. ISKK dhe Kujto.al organizuan cermoninë dhe përuruan gjithashtu një memorial në nderim të gjithë shqiptarëve që vuajtën e vdiqën në këtë burg.
Dhuna, trajtimet çnjerëzore, orët e tejzgjatura të punës së detyruar, mungesa e ushqimit dhe torturat psikologjike dhe fizike sollën revoltën e të burgosurve politikë. Të burgosurit morën kontrollin e plotë të burgut dhe bënë thirrjet e tyre për një Shqipëri të lirë e demokratike. Regjimi nuk kishte ndërmënd të negocionte me ta dhe kjo solli edhe shtypjen me dhunë të revoltës.
Shumë të burgosur u ridënuan dhe Sokol Sokoli e Tom Ndoja u dënuan me vdekje.
Sokoli nuk arrit dot të pushkatohej sepse arriti i vdekur në spital mbas dhunës dhe rrahjes së xhelatit dhe kriminelit Edmond Caja i cili sipas shumë dëshmive të të burgosurve ishte gardiani më i tmerrshëm dhe më çnjerëzori nga të gjithë duke përdorur tortura nga më të ndryshmet.
Revolta e Qafë Barit dhe ajo e Spaçit duhen mbajtur mënd gjithmonë si një dritë shprese në periudhën më të errët të historisë së Shqipërisë. Një diktaurë që solli mjiëra vdekje, uri, frikë dhe shtypi popullin Shqiptar për 50 vjet.