Kryengritja antikomuniste e Postribës në rrethin e Shkodrës është një nga kryengritjet e para dhe të pakta ndaj regjimit komunist. Me në krye Shaban Haxhinë, pjesmarrës në Luftën e Koplikut 1920 dhe në rezistencën kundër pushtimit Italian në Shkodër , 1939. Më 9 Shtator kryengritësit sulmuan kazermat e ushtrisë dhe burgun e Shkodrës, me qëllim lirimin e të burgosurve poltikë.
Revolta u shtyp me gjak nga ushtria por jo vetëm kaq. Filluan raprezalje ndaj popullsisë së Postribës, djegia e shtëpive të fshatit, gjyqe ushtarake, pushkatime, burgime dhe internime pa masë u krjyen nga diktatura komuniste.
8 shtator, 2011
Konferencë për “Kryengritjen e Postrribës”
Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, organizoi konferencën për “Kryengritjen e Postrribës”, si një nga aktet e para të rezistencës antikomuniste në Shqipëri dhe të genocidit komunist që pasoi dështimin e saj. Aktivitieti u shoqërua me një seancë parlamentare përkujtimore, e organizuar në bashkëpunim me Parlamentin Shqiptar dhe me iniciativën e kryetares së Parlamentit, zonjës Jozefina Topalli.
Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe një homazh në vendngjarje, në Postrribë, ku u mbajt edhe një ceremoni përkujtimore.
8 Shtator 2017, Tiranë
U organizua ne ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar konferenca shkencore në kujtim të Kryengritjes së Postribës. Kjo konferencë e organizuar nga Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit mblodhi bashkë studiues të shumtë të cilët merren me trajtimin e të shkuarës komuniste në Shqipëri, Institucione të ndryshme por edhe familjarë të viktimave të kësaj ngjarje. Referuan mbi këtë ngjarje Dr.Agron Tufa, Dr. Uran Butka, Z. Nebil Çika dhe Z.Hamzi Kazazi i biri i Jup Kazazit një prej figurave të cilët udhëhoqën kryengritjen.
9 Shtator 2017 Shkodër
Në ambjentet e Vendit të Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkkodër u zhvillua aktiviteti me rastin e 66 vjetorit të Kryengritjes së Postribës. Referuan në këtë aktivitet Dr. Agron Tufa drejtori ekzekutiv i ISKK dhe anetar bordi Dr. Uran Butka. ISKK solli edhe dokumente të cilat u shfaqën ne ambjentet e muzeut te Vendite te Dëshmisë dhe Kujtesës, si edhe kopje te librit të botuar nga Instituti me titull “Kryengritjet e para Antikomuniste” nga Dr. Uran Butka.