Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri hapi ekspozitën “Shqipëria komuniste: realiteti dhe propaganda”, më 16 dhjetor 2019, ora 12.00. Përmes një serie fotografish, informacioni të afishuar, dhe elementëve të tjerë të një përformance publike, kjo veprimtari synon të përcjellë evidenca të persekutimin komunist në Shqipëri dhe të tjetërsimit të realitetit nga propaganda. Në ekspozit përmban fotografi të vrasjeve në kufi, fotografi të ish të burgosurve politikë te marra ne hetuesi dhe burgje; fotografi të klerikëve të burgosur dhe të ekzekutuar; fotografi të fëmijëve në ambasadat e huaja në ngjarjen e 2 korrikut 1990, fotografi qytetarësh të huaj të burgosur në Shqipëri, etj. Në sfond të këtij realiteti, përmes zërit (me copëza fjalimesh, kronika televizive, pjesë muzikore nga propaganda e regjimit), do të impovizohet propaganda komuniste, e cila ishte në kontrast të plotë me realitetin.
Në ceremoninë e hapjes foli n/drejtori ISKK, Çelo Hoxha, kryetari i Shoqatët së të Përndjekruve Antikomunistë, Nebil Çika, historiania dhe anëtare e bordit të ISKK, Enriketa Papa, dhe ish-burgosuri politik, Uran Konstreci, i cili ishte edhe pjesëmarrës në hapjen e ekspozitës edhe personazh i saj, me një fotografi të tij bërë në hetuesi.
Ekspozita qëdron e hapur edhe sot, 18 dhjetor 2019, një ditë tej parashikimit, për shkak të vëmendjes që ka treguar publiku.
ISKK